English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria rreth shpenzimeve buxhetore
Konfindustria vlerëson me shqetësim, se çrregullimet e theksuara në kryerjen e shpenzimeve qeveritare sipas planifikimeve kohore dhe sasiore, përveç pasojave te rënda ne ekonomi po ndikojnë negativisht edhe në tregun valutor me fuqizimin e mëtejshëm të Lek-ut kundrejt Euro-s dhe valutave të tjera. Sipas të dhënave zyrtare investimet buxhetore për muajt janar dhe shkurt 2024 shënuan rekordin historik me zero lekë. Pasojë e drejtpërdrejtë është mungesa e ndjeshme e monedhës Lek në tregun valutor, duke e mbajtur në nivele tepër të larta kundrejt Euro-s , USD, etj. edhe jashtë sezonit turistik. Sot Lek-u kundrejt monedhës europiane është pothuajse në të njëjtin nivel prej 103-104 lek/ euro me muajin nëntor 2023, duke ndikuar fuqishëm në rënien krahësuese me 30% të eksporteve shqiptare në janar 2024 dhe shtimin e trysnive për industritë dhe prodhimin vendor në favor të importeve. Konfindustria vlerëson, se mos realizimi i shpenzimeve buxhetore për investime është tregues i paaftësisë institucionale, duke filluar nga programimi dhe problematikat në zbatim me shfaqje të qarta korrupsioni dhe subjektivizmi. Sa më sipër, shoqëruar edhe me shembujt e goditjeve të SPAK, sjellin edhe rezistencën e administratës, që nuk pranon të ndëshkohet në emër të drejtuesve politikë.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara