English   |   Kontakt
 
 
   
Cila eshte Konfindustria dhe arritjet e saj
Konfederata e Industrive te Shqiperise/Konfindustria eshte institucioni, qe grupon dhe perfaqeson vetem interesat e industrive te prodhimit&sherbimeve ne vend. Anetare te Konfindustrise jane perfaqesuesit me te rendesishem te industrive shqiptare ne te gjitha fushat si: industria energjetike, industria e kerkimit shfrytezimit dhe perpunimit te naftes. Ne Konfederaten e Industrive te Shqiperise / Konfindustria, ka te drejte te anetaresohet cdo subjekt, person juridik i Shqiperise, me kusht qe t'i perkasi vetem fushes te prodhimit ose ofrues sherbimesh dhe qe: - Pranon statutin e shoqates - Paguan kuotizacionin - Merr miratimin nga Keshilli Drejtues
[Me shume]
 
Cfare sherbimesh ofron Konfindustria per biznesin?
- Konfindustria, nepermjet zyrave/departamenteve te brendshem, operatoreve ne varesi te drejtperdrejte te saj si dhe bashkpunimit afatgjate me partneret e jashtem, ben te mundur dhenien e sherbimeve te integruara dhe me te kualifikuara profesionale ne tregun e Shqiperise dhe Kosoves per te gjitha kerkesat ligjore, financiare, tregtare, fiskale, menaxheriale dhe burimeve njerezore te kompanive te vendit dhe te huaj. Plotesimi i kerkesave te biznesit nga sherbimet e profesionale te ofruara nga Konfindustria eshte nje historia sukses 14 vjecare e deshmur ne dhjetra raste. Konfindustria ofron sherbimet profesionale si me poshte per te gjitha kategorite e bizneseve, por vecanerisht eshte e specializuar ne sektorin e burimeve natyrore, energjise, perpunimit te mineraleve, naftes, infrastruktures rrugore, portuale, aeroportuale, agroindustrise, bujqesise, teknologjise se informacionit. Sherbimet kryesor te Konfindustrise...
[Me shume]
 
Lajmet e fundit
Konfindustria per fiskalizimin dhe te dhenat personale
2022-01-10
Konfindustria, duke vlerësuar si tëpër shqetësuese shkallën e mbrojtjes të të dhënave private nga agjensitë publike do të kërkojë zyrtarisht nga vendimarrja politike ndëprerjen me ligj dhe sa më të shpejtë të procesit të fiskalizimit me detyrim për bizneset. Për një afat të pacaktuar deri në sigurimin e standarteve të domosdoshme të sigurisë, fiskalizimi për bizneset do të kërkohet të jetë vetëm vullnetar. Kërkesa e mësipërme vjen pas skandalit në dhjetor 2021 të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme private të qytetarëve dhe bizneseve.
 
Konfindustria per rrjedhjen e te dhenave personale
2021-12-28
Konfindustria vlerëson, se skandali i fundit të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme të qytetarëve dhe bizneseve, pritet të ketë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare. Së pari, është një goditje e drejtëpërdrejtë e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë. Qytetarët dhe bizneset, në kushtet e pasigurisë së plotë të ruajtjes së të dhënave të tyre të ndjeshme nga agjensitë shtetërore nuk do të kenë vullnetin e nevojshëm për formalizim të pasurisë dhe aktivitetit tregëtar. Konfindustria do të kërkojë ndëprerjen për afat të pakufizuar të gjithë procesit të fiskalizimit dhe lejim të rikthimit në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira.
 
Te gjitha lajmet >
 

Nisma

+ Data 2021-12-07
Konfindustria në bashkëpunim me aktorët kryesorë të infrastrukturës së energjisë në Shqipëri, organizon Expo Forumin “INFRASTRUKTURA ENERGJITIKE DHE PROJEKTET E INVESTIMEVE 2022 NË KUSHTET E KRIZES GLOBALE DHE LIBERALIZIMIT TË TREGUT”, 10.
[Me shume]
+ Data 2021-09-28
Konfindustria njofton, se në 25/9/2021 u organizua Forumi i Parë Ndërkombëtar Investimeve të Vjosës. Në forum ishin të pranishëm Ministria e Mjedisit dhe Turizmit Znj. Mirela Kumbaro, Kryetarë të bashkive të Rajonit të Vjosës nga Shqipëria
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






 
© 2007 - 2022 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara