English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per rritjen e normes se interesit
Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që ndryshe nga vendimarrja e fundit për rritjen e normës së interesit në muajin nëntor 2023 me 0,25%, të jetë e kujdesshme dhe të arsyetojë të gjitha pasojat e pritshme të vendimeve të politikës monetare Konfindustria merr shkak për sa më sipër nga fakti, që monedha Euro është dobësuar edhe më tej në mënyrë shqetësuese në fund të muajit nëntor 2023 kundrejt Lek-ut shqiptar, duke qënë në nivelin më të ulët në 3 mujorin e fundit shtator-nëntor 2023. Ngjashëm ka ndodhur edhe me dollarin amerikan dhe valutat e tjera kryesore. Konfindustria vlerëson, se forcimi i fundit i Lek-ut erdhi menjëherë dhe ishte e pritshme pas rritjes së fundmi të normës bazë të interesit nga vendimi i paarsyetuar i Bankës esë Shqipërisë. Fluksi turistik në muajin nëntor 2023 është krejtësisht i parëndësishëm për të ndikuar në forcimin e LEK-ut. Gjithashtu, mjaft shqetësues për nga ndikimi në tregun valutor, ishte edhe paralajmërimi nga BSH për rritje të mëtejshme të pritshme të normës bazë të interesit. Monedha europiane ishte tashmë zhvleftësuar me mbi 15-16% kundrejt Lek-ut në një periudhë pothuaj 1 vjecare, duke vënë në vështirësi të mëdha industritë, eksportet shqiptare, duke rrezikuar deri në falimentim. Eksportet shqiptare kanë rënë me afër 30% në vitin 2023 dhe sektorët e manifakturës kanë humbje, që shkojnë deri në 100 milionë euro/vit. Pasoja tjetër është shtrenjtimi i kredive për biznesin dhe qytetarët, të marra në monedhën shqiptare. Konfindustria vlerëson, se inflacioni i prodhuar edhe nga rritja e fortë e pagave të sektorit publik në vitin 2023 nuk mund të luftohet me sukses në afatgjatë vetëm nga shtrenjtimi i kreditimit. Në kushtet e sistemit ekonomik shqiptar me shfaqje të qarta të mungesës së konkurencës, pranisë së monopoleve dhe rrymave të mëdha të parave ‘gri dhe të zeza” nga jashtë dhe korrupsionit, rritja e inflacionit ka pamundësi objektive të luftohet vetëm me masa klasike të politikës monetare.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara