English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per tregun e perbashket Shqiperi-Kosove
Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike në dy shtetet shqiptare, që në mënyrë të shpejtë dhe përtej retorikave të pavlera të përparojë drejt krijimit të Tregut Kombëtar Shqipëri-Kosovë. Qëllimi strategjik i mësipërm bëhet edhe më i domosdoshëm pas ngjarjeve tragjike dhe ndërhyrjes terroriste serbe në veriun e Kosovës. Konfindustria vlerëson, se paqja në rajon mund të arrihet dhe të jetë e qëndrueshme vetëm atëhere kur faktori shqiptar të jetë i fuqishëm ekonomikisht. Tregu Kombëtar është pikërisht projekti strategjik, që bën të mundur arrijen e qëllimit të mësipërm. Cdo projekt i bashkëpunimit rajonal i shkëputur nga tregu kombëtar dhe integrimi në BE është i pavlefshëm për interesat shqiptare dhe i paracaktuar të dështojë. Konfindustria vlerëson, se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kanë njohur ngadalësim vitet e fundit. Fatkeqësisht, ftohja në nivel të lartë politik është pasqyruar në mënyrë tërësisht të papranueshme dhe të dëmshme edhe në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Në tërësi bashkëpunimi ka mbetur vetëm në terma të thjeshtë tregëtarë, duke qenë mjaft larg potencialeve dhe sinergjisë së zhvillimit ekonomik, që do të prodhonte tregu kombëtar. Edhe i vetmi institucion i përbashkët sic është Bursa e Energjisë/ALPEX ka mbetur prakikisht në letër. Mungon vazhdimësia në projektet e përbashkëta infrastrukturore të filluara vite më parë në energji, rrugë, etj., harmonizimi i tregut të punës, njësimi i procedurave administrative të njohjes së ndërsjelltë të lejeve, licencave dhe shërbimeve në nivel institucional, vërehet prirje për shtim të pengesave “ de facto” në shkëmbimet tregëtare, etj. Konfindustria do ti kërkojë zyrtarisht qeverisë së Shqipërisë, që nisma e fundit e shpallur nga Kryeministri Rama për thjeshtësimin dhe heqjen e procedurave administrative, të fillojë pikërisht me pjesën e lidhur me bashkëpunimin ekonomik me Kosovën dhe vazhdimësinë e krijimit të Tregut Kombetar. Të njëjtën kërkesë do ti drejtojë edhe qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara