English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per cmimin e karburanteve
Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e shpejtë dhe cmimet mjaft të larta të karburanteve në vend si dhe pasojat shkatërruese të tyre për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare. Mjaft shqetësuese vazhdon të paraqitet edhe cilësia e karburanteve, vjedhjet me vëllimet e shitjes dhe kontrabanda masive. Sidomos me produktin “gaz i lëngshëm/LPG” vjedhjet me vëllimet e shitura janë mjaft të mëdha. Ndërkohë, kontrollet në territor nga agjensitë përgjegjëse ekzekutive dhe rregullatore të tregut janë të pandjeshme. Cmimet e karburanteve në tregun vendor kanë arritur në nivelin e 200 lekë/litë për produktet naftë dhe benzinë. Cmimet e mësipërme po i afrohen me shpejtësi niveleve të krizës së fillimit të luftës Ukrahinë-Rusi. Konfindustria vlerëson, se cmimet e karburanteve në Shqipëri jnë ndjeshëm më të larta se në vendet fqinje konkurente tona tregëtare. Sipas të dhënave vlerësohet, se cmimi i ‘ diesel’ në Greqi në javën e dytë të shtatorit 2023 është të paktën 14-15 lekë më i ulët se në Shqipëri. Përmendim, se niveli i taksimit të karburanteve në Greqi është tepër i lartë. Në Gjermani, për të njejtën periudhë vlerësimi, cmimi i produktit ‘diesel’ është jo më pak se 10 lekë/litër më i lirë. Cmime me 17-25% më të lira janë në shtetet fqinje si Maqedoni, Kosovë, Mal i Zi, Bosnje -Hercegovinë, etj. Konfindustria përsërit shqetësimin e saj lidhur me taksimin e lartë të karburanteve, që njëkohësisht nxit dhe shoqërohet edhe me kontrabandën e lartë të tyre. Vlerësimet krahësimore me shtetet fqinje tregojnë, se të paktën 200 milionë euro/vit karburante të tregëtuara janë kontrabandë në Shqipëri.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara