English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per kontraten koncesionare të ngjyrosjes së karburanteve
Konfindustria vlerëson, se shtyrja nga qeveria me 1 vit e kontratës koncesionare të ngjyrosjes së karburanteve është kryer pa asnjë arsyetim ekonomik për efektivitetin e deritashëm si dhe është shkelje të pastër ligjore. Vendimi i mësipërm i ekzekutivit është shprehje e qartë e korrupsionit të tipit “state capture/kapje e shtetit” dhe plotëson kushtet për ankimim në gjykatë dhe SPAK. Koncesioni i ngjyrimit të karburanteve i ka kushtuar deri tash biznesit dhe qytetarëve shqiptarë më shumë se 30 milionë &. Koncesioni e ka rritur vlerën fundore të karburanteve, që paguhet nga konsumatorët fundorë me 1 lekë/litër. Kostoja shtesë e pritshme nga zgjatja e koncesionit të ngyrosjes, që do të paguhet nga bizneset dhe qytetarët, është 7-8 milionë &. Shqipëria ka cmimet krahësimore të karburanteve nga më të lartat në rajon dhe shkallë botërore. Barra e lartë fiskale mbi karburantet është një nga shkaqet kryesore të cmimeve të larta. Shkaku tjetër përcaktues i cmimeve të larta të karburanteve është prania e karteleve dhe oligopoleve, sidomos në tregun me shumicë dhe shërbimet portuale. Autoritetet rregullatore janë tërësisht të munguara në tregun e karburanteve. Cmimet e karburanteve në Shqipëri po i përafrohen me shpejtësi niveleve të periudhës së parë të krizës. Koncesioni i markimit të karburanteve qartësisht nuk e ka arritur qëllimin e e tij në vite, që do duhej të ishte lufta kundër kontrabandës. Sa më sipër është pranuar publikisht edhe nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë si autoritetit kontraktues. Kontrabanda e karburanteve në tregun shqiptar është një nga gropat më të mëdha financiare me të paktën 200 milionë &/vit. Vlerësimet krahësimore të të dhënave zyrtare tregojnë, që në Kosovë zhdoganohen 25-30% më shumë në vlerë absolute sesa në Shqipëri, ndërkohë që duhet të ishte të paktën e kundërta. Kontrabanda e karburanteve në Shqipëri ndodh edhe me shkelje të provuara të embargos ndërkombëtare me vende të tilla si Rusia, Libia, Irani, etj.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara