English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per mirembajtjen e rrugeve
Konfindustria i kërkon ekzekutivit dhe Kryeministrit z. Edi Rama të ndërhyjë sa më shpejt në përmirësimin e gjëndjes tërësisht jashtë standarteve minimale dhe mjaft të rrezikshme për të prodhuar deri aksidente fatale të rrugës së Unazës së Durrësit. Unaza e Durrësit, një nga akset më të rëndësishme dhe të ngarkuara të rrjetit rrugor kombëtar, paraqitet me segmente të tëra të shkatërruara, që jo vetëm shkaktojnë problematika të mëdha për biznesin dhe qytetarët, por edhe paraqesin rrezik të qartë për aksidente me pasoja fatale. Ndërhyrja në aksin rrugor të mësipërm bëhet edhe më e domosdoshme në vazhdim të pikut të sezonit turistik 2023 dhe përmirësimin e imazhit të vendit. Konfindustria vlerëson, se në tërësi punimet e mirëmbajtjes së sistemit rrugor në shkallë vendi janë dukshëm të cilësisë së dobët, me shpërdorime masive të financimeve publike dhe shfaqje të dukshme të korrupsionit dhe subjektivizmit nga agjencitë shtetërore përgjegjëse. Në segmente të tëra rrugore, punimet përmirësuese nga kompanitë nuk kryhen fare dhe/ose janë në shkelje të qartë të kontratave. Sistemi ndricimit në gjithë superstradat vendore nuk është i pranishëm, duke krijuar vështirësi të mëdha në trafik dhe rritjen e dukshme të mundësisë për aksidente. Në sa më sipër vlerësohet, se përvec dhjetra milionë euro/vit të fondit të mirëmbajtjes nga buxheti i shtetit, përfshihet edhe shpërdorimi i fondit prej 80 milion $ të projektit të kredisë së Bankës Botërore për rrugët. Konfindustria vlerëson, se gjëndja tërësisht jashtë standartit e mirëmbajtjes së pjesëve të shumta të rrjetit rrugor shqiptar, pavarësisht qindra milionë euro financimeve publike të larta të shpenzuara, bashkangjitur me pasojat e rënda për qytetarët, biznesin dhe ekonominë kombëtare, përbën skandal korrupsioni dhe subjektivizmi të përvitshëm të përmasave të mëdha, që duhet adresuar edhe nga SPAK. Konfindustria vlerëson, se edhe në rrugët e dhëna me kontrata koncesionare dhe/ose PPP, gjëndja paraqitet mjaft e vështirë dhe mungon përgjegjësia e autoriteteve shteterore për të bërë të tejdukshme shkaqet problematikave si dhe marrjen e masave përkatëse ndaj shkelësve ligjorë.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara