English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per skandalin me fondet e BE
Konfindustria kërkon marrjen e masave ndëshkuese të jashtëzakonshme në të gjithë nivelet qeverisëse, përgjegjëse për skandalin e ndërprerjes nga BE për arsye korrupsioni masiv dhe keqmenaxhimi të financimeve dhuratë në bujqësi, agroindustri dhe agroturizëm. Gjithashtu, skandali në fjalë është provë nga më të rëndësishmet e deritashme për të treguar për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë për shkallën e efektivitetit të reformës në drejtësi. Konfindustria vlerëson, se përvec arsyeve të bëra publike nga Komisioni i BE për ndërprerjen e pagesave për IPARD2 në vazhdim si dhe pezullimit të mbi 110 milion euro financime të IPARD3, vendimi mund të jetë dhe ndëshkim për ekzekutivin shqiptar lidhur me miratimin e ligjit të lejimit të prodhimit të kanabisit. Vendimi i ndërprerjes së financimeve të BE për programin IPARD u shpall vetëm disa ditë para se Kuvendi i Shqipërisë të miratonte ligjin e shumë kundërshtuar të prodhimit të kanabisit mjekësor. Në këtë rast Shqipëria mund të ketë marrë edhe paralajmërim të qartë negativ për vazhdimin e negociatave të antarësimit në BE. Konfindustria vlerëson, se skandali i korrupsionit dhe keqmenaxhimit të agjensive qeveritare të financimeve prej qindra milionë euro dhuratë nga BE rrënon imazhin e vendit, prek themelet e demokracisë dhe është me pasoja të rënda për biznesin, fermerët, prodhimin vendor dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara