English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per situaten ne landfillin e Sharres

Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhërshme të ekzekutivit, përfshi edhe SPAK,  lidhur të dhënat shqetësuese për ndotje masive të shkaktuara në Lumin Erzen dhe detin Adriatik nga koncesionari i fushëmbetjes së Sharrës, Bashkia Tiranë. Gjithashtu, duhen vlerësuar arsyet e mosveprimi të institucioneve qëndrore dhe vendore përgjegjëse për respektimin e plotësimit të kontratës koncesionare në fjalë dhe kushteve mjedisore.

Sipas të dhënave, kompania koncesionare e fushëmbetjes së Sharrës në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur nuk përpunon ujrat e ndotura helmuese dhe i shkarkon drejtëpërdrejtë në Lumin Erzen, që i përcjell në bregdet. Pasojat janë shkatërruese për shëndetine banorëve, mjedisin, bujqësinë dhe industrinë turistike me dëme financiare në afatgjatë prej qindra milionë euro.

Përfshirja e SPAK në skandalin në fjalë është e detyrueshme, duke patur parasysh, se vetë koncesioni i Fushëmbetjes së Sharrës- Bashkia Tiranë është objekt i cështjes së dyshuar në ndjekje për korrupsion të nivelit të lartë qeveritar.

Konfindustria shpreh shqetësimin, se gjëndja mjedisore është mjaft shqetësuese edhe në pjesët më strategjike të industrisë së turizmit shqiptar. Përmendim, skandalin e mosvënies në punë për periudhat të gjata të përsëritura impiantit të përpunimit të ujrave të zeza në gjithë bregdetin e Golem-Kavajë dhe impianteve të tjerë, të djegies masive të mbeturinave në fushë të hapur në Vlorë, vonesat në vënien në punë të Djegësave të Fierit dhe Elbasanit, derdhjen krejtësisht të papërpunuar të ujrave të zeza nga të gjitha bashkitë dhe vendbanimet në Lumin Vjosa, në zonat turistike të Thethit, problematikat me ndotjet në impiantin e Porto-Romanos-Durrës, derdhjet në Lumin Buna dhe Liqenin e Shkodrës, bregdetin e Sarandës, Himarës, etj..Këtu nuk përfshihen problematikat e rënda ndotjeve industriale nga sektorë të tillë si prodhimit të hidrokarbureve, cimentos, materiale ndërtimi, etj.

Konfindustria do ti kërkojë Kuvendit të Shqipërisë të therrasë në interpelancë sa më të shpejtë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për gjithë problematikat e rënda mjedisore me të cilat ndeshet industria turistike, qytetarët shqiptarë dhe ekonomia kombëtare. Interpelanca bëhet edhe më e domosdoshme duke patur parasysh, se jemi në vazhdim të sezonit turistik 2023 dhe procesit të integrimit në BE, ku legjislacioni mjedisor zë vend të rëndësishëm.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara