English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon interpelance per eurobondin

Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, të thërrasë në interpelancë përfaqësuesit e ekzekutivit dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë/MFE për të arsyetuar publikisht, se përse borxhi ri prej 600 milion euro realizuar në qershor 2023 u emetua në tregjet ndërkombëtare, duke anashkaluar tregun e brendshëm financiar.

Është e rëndësishme të shpjegohet nga ekzekutivi, se përse u morr vendimi për shtimin me 100 milion euro nga planifikimi vjetor i masës së borxhit dhe përse operacioni nuk u krye brenda tregut financiar vendor. Marrja e eurobondit në tregun e huaj i ka kushtuar edhe disa dhjetra milionë euro kosto buxhetit të shtetit për shkak të komisionit të dhënë kompanive konsulente të huaja.Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme, që të paraqiten të gjitha arsyetimet dhe analizat e plota ekonomike dhe financiare, që e kanë shtyrë ekzekutivin shqiptar të marri vendimin e sipërpërmendur.

Në depozitat bankare vendore në maj të vitit 2023 në vazhdim, kemi një stok në vlerën e pothuaj 7 miliard euro gjëndje. Në shkurt të vitit 2023, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat në monedhën europiane vlerësoheshin në 6.4 miliard euro. Këtu nuk përmenden edhe masa të mëdha në euro, që ndodhen jashtë sistemit bankar, që mund të arrijnë gjithashtu në miliarda euro shtesë.

Rrymat e fuqishme në vlerë të lartë të hyrjes së monedhës së BE në Shqipëri e kanë zhvleftësuar euro-n në mbi 13% brenda pothuaj 1 viti kundrejt Lek-ut.

Konfindustria, ka shprehur shqetësimin e saj për ndikimin e fortë negativ të fuqizimit të Lek-ut kundrejt euros në disa prej kategorive të rëndësishme të biznesit në vend. Janë prekur sektorë të rëndësishëm të ekonomisë vendore, kryesisht prodhues dhe eksportues, si industria e manifakturës, tekstile, këpucë, prodhime bujqësore, agrobujqësore, të shërbimeve më pakicë, etj.. Një pjesë e madhe e tyre rrezikohen deri me falimentim dhe/ose largim nga vendi. Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë  në tregun e valutave dhe nga ana e Qeverisë shqiptare ndihma për sektoret e prekur ka qenë e papërfillshme dhe pa ndikim. Gjithashtu, fuqizimi jonormal i Lek-ut ka fuqizuar ndjeshëm importet.

Konfindustria vlerëson, se në kushtet e sipërpërmendura, marrja borxh brenda tregut vendor jo vetëm ishte e mundshme për tu siguruar në vlerën ë kërkuar, pa prodhuar pasoja anësore ekonomike, por gjithashtu do ishte një instrument i arsyeshëm, që do të jepte frymëmarrje edhe për tregun monetar, ndihmë e drejtëpërdrejtë për kategoritë e mësipërme të biznesit dhe ekonominë kombëtare dhe kursimin e buxhetit të shtetit me dhjetra milionë euro komisione ndërmjetësimi.

 
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara