Konfindustria kundërshton cdo nismë qeveritare
për rritjen e cmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të
thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të
sistemit energjitik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore
energjitike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa
korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e cmimit të
energjisë.
Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare
humbjet nga keqmenaxhimi i sistemit energjitik në 3 mujorin e parë të vitit
2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë
së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik
nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.
Në vlerën e mësipërme nuk përfshihen dëmet nga
keqmenaxhimi i rezervave ujore të mëdha të vendit, humbjet financiare nga transaksionet
e shitje-blerjes së energjisë, kostot e tejfryra të kompanive publike të
energjisë, etj. Cmimet e shitje-blerjes së energjisë elektrike vlerësohen në
humbje për kompanitë publike me mbi 20% të sasisë së energjisë dhe vlerë prej
qindra milionë euro/vit. Sa më sipër kryhet në kushtet e subjektivizmit të qartë,
duke shmangur ende në vazhdimësi dhe pa asnjë shpjegim dhe përgjegjësi Bursën e
Energjisë ALPEX. Gjithashtu, cmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare
janë ulur ndjeshëm gjatë viteve 2022-23 si dhe kushtet e motit kanë qenë shumë
të përshtatshme për prodhimin vendor të energjisë, që bëjnë të parsyeshme
rritjen e cmimit.
Konfindustria vlerëson, se bizneset dhe
qytetarët shqiptarë kanë cmimet më ta larta në rajon të energjisë elektrike.
Cdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e cmimit të energjisë elektrike do të
ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë
konkuruese të ekonomisë kombëtare.
|