English   |   Kontakt
 
 
 
Cfare eshte Konfindustria?
Konfederata e Industrive te Shqiperise/Konfindustria eshte institucioni, qe grupon dhe perfaqeson vetem interesat e industrive te prodhimit&sherbimeve ne vend. Anetare te Konfindustrise jane perfaqesuesit me te rendesishem te industrive shqiptare ne te gjitha fushat si: industria energjetike, industria e kerkimit shfrytezimit dhe perpunimit te naftes, industria e nxjerrjes dhe perpunimit te mineraleve dhe metaleve, industria ushqimore, industria e prodhimit te pijeve, industria e prodhimit te letres dhe kozmetikes, industria e perpunimit te drurit, industria e turizmit dhe sherbimeve ajrore, etj. Lindur si domosdoshmeri ne periudhen e rruges se integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe krijimit te kushteve per krijimin e tregut mbareshqiptar 7 milionesh, Konfindustria perfaqeson interesa ekonomike me permbajtje thellesisht kombetare ne interes te vendit dhe gjithe shqiptareve. Ajo eshte bashkepuntor i afert i vendimarrjes politike te te gjitha kraheve ne ceshtjet me karakter ekonomik, fiskal, tregtar, social dhe politikave integruese te vendit ne Bashkimin Europian.

Suksesi jone bazohet ne:
- Interesa te qarta dhe shume mire te percaktuara, sepse pranojme ne gjirin tone dhe punojme vetem me industrite e prodhimit dhe te sherbimeve vendore dhe jo tregtaret e prodhimeve te huaja.
- Profesionalizem i nivelit te larte,i domosdoshem ne kushtet e nenshkrimit te MSA, OBT dhe integrimit te Shqiperise ne BE.
- Jemi partneret kryesore te politikes per ceshtjet ekonomike, financiare, tregtare dhe institucionale me lidhje te drejperdrejta me institucionet qeveritare dhe perfaqesuesit vendimarres kryesore te te gjitha ngjyrave partiake.
- Kemi nje perzgjedhje teper te forte te cilesise se antareve tane, perfaqesues te industrive te prodhimit&sherbimeve nga te gjithe hapesirat mbareshqiptare perfshi Kosoven, Maqedonine, etj. Lidhjet dhe njohjet e krijuara ndermjet industrialisteve me te fuqishem te vendit, anetare te Konfindustrise, shumefishojne shanset per sukses per cilindo prej tyre.
- Lidhjet me institucione dhe partnere te fuqishem nderkombetare, na kane dhene mundesine e kontakteve profesionale, institucionale dhe biznesit brenda dhe jashte vendit.
- Arritjet e deritashme jane te prekshme ne interes te drejtperdrejt te anetareve tane perfaqesues te shume sektoreve te prodhimit. Industrialistet shqiptare te prodhimit kane patur mundesine te shohin ne biznesin e tyre perfitimet shumemilionshe te anetaresimit ne Konfindustria.


Sukseset kryesore te Konfindustrise ne vite jane:
1- Permiresimet ne politiken fiskale
Konfindustria ka bere te mundur reformen e politikave te akcizave ne paketen fiskale te vitit 2007, bazuar ne Direktivat e BE, qe mbron markat lokale, nxit prodhimin vendor per:

i. Industrine e prodhimit te veres. Konkretisht:
1. U sigurua mbajtja e ulur e nivelit te akcizave te produkteve me kod NK 2204 si vere, vere e gazuar, musht rrushi dhe shampanje dhe njekohesisht u arrit, qe per prodhimet e siperpermenduar per sasi prodhimi ne barabarte ose mbi 10 mije hektolitra/vit u rrit akciza ne masen prej 75%, duke rritur drejtperdrejt shkallen mbrojtese per prodhimet vendore.

ii. Industrine e pijeve alkoolike. Konkretisht:
1. U sigurua mbajtja e ulur e akcizave per produktet me Kod 2208 si pije me force alkoolike ndaj volumit mbi 12% dhe njekohesisht u arrit, qe per sasi prodhimi barabarte ose mbi 20 mije hektolitra/vit u rrit akciza ne masen prej 33.3%, duke rritur drejtperdrejt shkallen mbrojtese per prodhimet vendore.
2. U sigurua mbajtja e ulur e akcizave per produktet me Kod 22 05 si vermut, verera te aromatizuara, etj., dhe njekohesisht u arrit qe per sasi prodhimi barabarte ose mbi 300 hektolitra/vit te rritet akciza ne masen 75%, duke rritur drejtperdrejt shkallen mbrojtese per prodhimet vendore.

iii. Industrine e birres. Konkretisht:
1. U sigurua rritja e akcizave per produktin birre per sasi prodhimi barabarte ose mbi 200 mije hektoliotra/vit ne masen prej 30%, duke rritur drejtperdrejt shkallen mbrojtese te prodhimit vendor.

2- Ulja e kostove baze te prodhimit per industrite
Arritja ne uljen e kostove te prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike

i.Ulja e tarifave te ujit teknologjik (viti 2008). Perfitojne financiarisht ulje te konsiderueshme ne kosto nga ulja e tarifave te ujit teknologjik dhjetra kompani prodhuese te fushave te ndryshme.Konkretisht:
1. Per ndermarrjet qe perdorin ujin teknologjik siperfaqesor u arrit ulja e tarifes ne 25 here
2. Per ndermarrjet qe perdorin ujin teknologjik nentokesor u arrit ulja e tarifes ne 16 here
3. Per ndermarrjet qe prodhojne uje te ambalazhuar natyror u arrit ulja e tarifes ne 6 here
4. Per ndermarrjet qe prodhojne uje te ambalazhuar mineral u arrit ulja e tarifes ne 8 here.

ii. Nenshkrimi i marreveshjes se Konfindustrise me KESH per furnizimin e panderprere me energji industrive/ anetare te Konfindustrise, gjate periudhes se krizes vere-vjeshte 2007.

3- Oponenca legjislative

i. Oponenca institucionale per Ligjin e Penaliteteve. Hapja e procesit kundershtues ne Gjykaten Kushtetuese (2007-8)

ii. Nisma per ndertimin e Gjykates Administrative te pavarur nga ekzekutivi. U arrit marreveshja me te gjithe vendimarrjen politike per miratimin e nenit perkates deklarativ ne Ligjin per funksionimin e sistemit gjyqesor (2007-8)

iii. Oponenca institucionale per pengimin e miratimit te VKM per pagat e references, cmimeve te references dhe fitimit te references (2007)

iv. Oponenca per permiresimin e Projekt- Ligjit te Procedurave Tatimore (2007-8)

v. Oponenca per permiresimin e Projekt-Ligjit te Ushqimit. U arrit permiresimi i ndjeshem i ligjit ne fjale sipas interesave te industrive vendore(2007-8).

4- Nisma ne permiresimin e ambientit institucional te punes se biznesit

i. Krijimi dhe funksionimi i Gjykates Administrative te pavarur nga ekzekutivi dhe profesionale per te gjykuar perballjet shtet-biznes (2007-8)

ii. Formalizimi i biznesit te vogel, si shkak kryesor i prodhimit te evazionit fiskal ne ekonomine shqiptare(2007-8)

5- Lufta kunder informalitetit dhe krijimi i tregut konkurencial

i. Prodhimi i pullave te akcizes sipas standarteve te BE (2007 vazhdim)

ii. Disiplinimi i evazionit fiskal dhe kontrabandes ne politikat tregtare te importeve te lendeve te para nga vendet e rajonit (2007 vazhdim).

6- Nisma ne proceset globalizuese dhe integruese te ekonomise

i. Monitorimi dhe permiresimi i marreveshjeve tregtare te Shqiperise me BE dhe vendet e rajonit (2007-8)

ii. Zbatimi i standarteve nderkombetare te harmonizuara ne fuqi (ISO, ASSAP, etj) ne industrite shqiptare (marreveshja me Drejtorine e Pergjithshme te Standarteve te Shqiperise (2008).
 

Nisma

+ Data 2017-05-02
Rishikimi i tarifave te cmimit te energjise elektrike per industrite te cilat kane ndertuar me investimet e veta linjat e furnizimit fundor te tyre.
[Me shume]
+ Data 2017-01-26
Nisma per krijimin e Burses Kombetare te Energjise Shqiperi Kosove
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2017-05-02
Konfindustria fton te gjitha bizneset qe kane problematika me garat publike ti paraqesin shqetesimet e tyre te arsyetuara prane saj.
+ Data 2017-04-27
ExpoForumi "Mbrojtja e vlerave Mjedisore&Kulturore te Rajonit te Basenit te Lumit Vjosa si mundesi per zhvillimin ekonomik te qendrueshem, 29/9/2017 Permet
+ Data 2017-01-17
ExpoForumi "Bursa Shqiptare e Energjise", 31 janar 2017
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor, Sarajeve 2017? Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login




© 2007 - 2017 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara