English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per masat e qeverise lidhur me pandemine boterore COVID 19

Konfindustria vlerëson, se pasojat e pandemisë botërore COVID 19, që ka përfshirë edhe Shqipërinë, mund të jenë mjaft të rënda në afatgjatë për ekonominë, bizneset dhe qytetarët. Sipas vlerësimit paraprak, nëse gjendja e jashtëzakonshme vazhdon për 30 ditë dhe nuk ndërmerren masa zbutëse të pasojave Shqipëria rrezikon të kalojë në recesion teorik me rritje ekonomike negative/nen 0% të PBB në vitin 2020.

Sa më sipër e bën të domosdoshme, që masat e detyrueshme shtrënguese të qeverisë për përballjen e epidemisë të jenë të mirëmenduara, në përpjestim me rrezikun real dhe njëkohësisht të shoqëruara me përllogaritjen e faturave përkatëse financiare për kategoritë e bizneseve të prekura drejtpërdrejtë me akte ligjore. Gjithashtu, është e nevojshme, që të mos krijohet në mënyrë subjektive gjëndje paniku psikologjik shtesë te qytetarët dhe bizneset. Përndryshe rrezikohet, që në mënyrë të pakthyeshme të falimentojnë një numër i madh biznesesh, goditje afatgjatë të ekonomisë dhe përkeqësim të nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë. Masa më e shpejtë dhe e detyrueshme që mund të ndërmerret në kushtet e tanishme është ulja e cmimit të karburanteve në tregun vendor. Përmendim, që cmimi i naftës në tregjet botërore ka kohë që ka zbritur në nivelet më të ulta historike, ndërkohë që nuk është pasqyruar në tregun shqiptar ndryshe nga gjithë vendet e Rajonit dhe BE.

Në vlerësimin e mësipërm për pasojat e pritshme në ekonomi të epidemisë së COVID 19 përllogariten edhe - rënia e pritshme e të ardhurave/remitancave nga emigracioni, - rënia ekonomike e partnerëve tregtarë më të rëndëishëm si Italia, Kina, por edhe vendet e tjera të BE dhe më gjerë, - prodhimit i ulët i energjisë elektrike, - pasojat e tërmeteve të shtatorit dhe 26 nëntorit 2019, - rënia e cmimit etj. Numri i sektorëve të ekonomisë të prekura është mjaft i gjerë dhe do të vazhdojë të rritet me zgjatjen e kohës së gjëndjes së jashtëzakonshme. Sektorët më të prekur do të jenë ndërtimi, hoteleria, transporti, shërbimet, etj. Gjëndje të vështirë si pasojë e mungesës së përkohshme të likuiditetit financiar do të ndjejnë industritë minerale, naftë dhe manifaktura/fasoneve. Është e mundshme, që një pjesë e ndjeshme e bizneseve të prekura të mbyllen dhe dalin përfundimisht nga tregu.


 

Nisma

+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]
+ Data 2019-01-05
Krijimi i Burses Shqiptare te Energjise
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
+ Data 2019-05-02
Konfindustria ne grupin e punes ne projektin e Pergatitjes Politikave Industriale‎ te Rajonit te Ballkanit Perendimor 2018-2019, GIS Gjermani dhe Keshilli Bashkpunimit Rajonal- Sarajeve
+ Data 2019-04-11
Konfindustria pjesemarrese ne sesionin plenar te hapjes se Konferences Esri Italia 2019, Rome, Itali
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login






© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara