English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per pasojat e termetit mbi biznesin
Konfindustria, mbështetur në të dhënat e deritashme të drejtpërdrejta operative vlerëson, se mbi 130 njësi industriale janë dëmtur nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit 2019 kryesisht në Qarkun e Durrësit. Konfindustria vlerëson, se është e domosdoshme, që Qeveria, Kuvendi i Shqipërisë, institucionet shtetërore të rindërtimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 ti kushtojnë rëndësi aktivizimit të programeve financiare dhe fiskale të ndihmës ndaj bizneseve në përgjthësi dhe industrive në vecanti. Masa e parë më e shpejtë do të ishte raportimi para Kuvendit të Shqipërisë nga ana e AMF/Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare për vlerën e plotë të dëmeve dhe grafikun kohor të shlyerjes së pagesave të dëmeve të siguruara nga ana e shoqërive të sigurimit. Shumica e industrive të sipërpermendura kanë kryer sigurimin e biznesit të tyre. Shtyrjet në kohë, vonesat e qëllimta dhe shmangia e detyrimit ligjor për të paguar vlerat e plota financiare nga shoqëritë e sigurimeve do të sillnin pasoja të jashtëzakonshme deri në falimentim për bizneset e prekura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjithashtu, është e nevojshme përgatitja e një pakete të plotë ndihme fiskale, financiare për bizneset në zonat e prekura si dhe vlerësimit të mundësive të aktivizimit të programeve të ndihmës nga BE për rastet e fatkeqësive natyrore. Shkalla e dëmtimit të industrive në zonat e prekura shtrihet nga shkatërrimi i plotë ose i pjesshëm i konstruksionit të ndërtesave, njësitë teknologjike, makineritë, pajisjet, prodhimi i gatshëm dhe lëndët e para. Vlera e plotë e dëmë të industrive është në plotësim e sipër, por llogaritet në dhjetra milionë euro. Një pjesë e industrive kanë pezulluar punën dhe e kanë të pamundur rifillimin në një kohë të shpejtë. Problematike paraqitet gjëndja edhe me fuqinë punëtore, si pasojë e dëmtimeve të shtëpive të banimit. Lajm i mirë është gjendja relativisht e qëndrueshme e sistemeve të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të bizneseve. Konfindustria vlerëson, se ndërmjet të tjerave janë dëmtuar rëndë edhe industri të rëndësishme në nivel kombëtar si p.sh në sektorë të mekanikës, aluminit, letrës, plastikës, etj. Kompanitë në fjalë punësojnë me qindra punonjës. Vonesat në rivënien në punë të sipërmarrjeve të mësipërme, rrezikojnë seriozisht mbylljen përfundimtare të tyre dhe lënien pa punë të fuqisë puntore.  
 

Nisma

+ Data 2020-01-07
Illicit&Money Laundering versus Albanian Business. Plani i veprimeve 2020-2022 e Konfindustrise per pranine, ndikimin dhe perballjen me fenomenet e "parave te zeza" dhe "pastrimit te parave" ne ekonomine shqiptare, vleresuar nga kendveshtrimi i biznesit.
[Me shume]
+ Data 2019-05-17
Krijimi i komisionit hetimor ne Kuvendin e Shqiperise per humbjet ne gjykatat nderkombetare
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
+ Data 2020-05-02
Qeveria miraton kerkesen e Konfindustria per rihapjen e aktivitetit te industrive te sherbimeve,Qendrave Tregtare. Kerkesa zyrtare iu drejtua Kryeministrit Z.Edi Rama. Sipas njoftimit zyrtar Qendrat Tregtare do te hapen ne date 11 Maj 2020. Qendrat Tregta
+ Data 2019-11-16
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, B
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne ide@konfindustria.al  
Login








© 2007 - 2020 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara