English   |   Kontakt
 
 
 
Zhvillohet Expo Forumi “Albania Agri Financing and Food Safety 2019
Në 15/11/2019, në Divjaka Resort, Divjakë u zhvillua edicioni 1 i Expo Forumit “Albania Agri Financing and Food Safety 2019” organizuar nga Konfindustria në bashkpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural/MBZHR, Bashkisë Divjakë, Agjencisë Kombëtare të Ushqimit/AKU, Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural/AZHBR. Organizimi i eventit kishte qëllim të njohjes të dyanshme dhe bashkrendimit nga bizneset dhe institucionet financiare të potencialeve zhvilluese të rajonit të Myzeqesë dhe vendit në fushën e bujqësisë, agrindustrisë, agroturizmit, etj. me të gjitha burimet financiare të nevojshme dhe të mundshme. Gjithashtu, rëndësi e vecantë ishte problematika në fushën e sigurisë ushqimore si kusht jo vetëm i ruajrjes së shëndetit të konsumatorëve, por njëkohësisht edhe si domosdoshmëri për rritjen e eksporteve “Made in Albania” si dhe konkurencën e drejtë ndërmjet bizneseve në vend. Në forumin shoqërues të eventit u fol edhe për nevojën për shtimin e përfshirjes së pushtetit vendor në zbatimin e politikave të zhvillimit dhe financimit të bujqësisë, certifikimit, standartizimit dhe sigurisë ushqimore. Në ngjarje në Forum dhe Expo shoqëruese morrën pjesë përfaqësues të shumtë të bizneseve më të rëndësishme të Divjakës, Rajonit të Myzeqesë dhe vendit. Në Forum të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të institucioneve partnere Z. Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Z. Fredi Kokoneshi, Kryetar i Bashkisë Divjakë,  Z. Robert Lili, Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Znj Jolanda Shtini, Drejtore e Pagesave në AZHBR. Gjithashtu, ishin të pranishme me cilësinë e folësve përkatësisht znj. Adela Leka, zv.Drejtore e projektit AASF për financimin e Bujqësisë, Znj. Laura Qorlaze koordinatore residente e IFC/Korporatës Financiare Ndërkombëtare, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, etj. Sponsor i Përgjithshëm i Forumit ishte kompania “EHWgmbh”.  Mbështetës të eventit ishin edhe Limak Holding-Turqi, MBZHR, Bashkia Divjakë, Agrocon-Lushnje, Tregu Fruta Perime-Lushnje.     
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara