|
|
Konfindustria per kontrollin e cilesise se karburanteve |
|
Konfindustria vlerëson, se deklarimet e përfaqësuesve të lartë të
agjencive ekzekutive përgjegjëse për shtyrjen e kontrollit të cilësisë së
karburante në qarkullim në treg për muajin shtator, janë të papranueshme, jo
profesionale dhe dëmtojnë drejtpërdrejt edhe nismën për luftën kundër
informalitetit në ekonomi të ndërmarrë së fundmi nga qeveria shqiptare. Cdo
shtyrje në kohë e një detyre ligjore në tregun më strategjik të vendit, që
duhet të jetë e përditshme për agjensitë ekzekutive, në rastin më të mirë rrezikon
të jetë tërësisht e dështuar, sikurse ka ndodhur edhe në “aksionet” e ngjashme
qeveritare të para 2,3 vjetësh. Në rastin më normal mund të përfundojë në
goditje të konkurencës në treg ose deri në korrupsion dhe subjektivizëm, pa
asnje përfitim për qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare.
Konfindustria në mënyrë të përsëritur ka theksuar, se abuzimet me
cilësinë e karburanteve përbëjnë dhe dëmin kryesor financiar, që i shkaktohet
buxhetit të shtetit, bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë. Cilësia jashtë
standartit përbën një kosto shtesë mjaft të rëndë, që i shtohet cmimit të
karburanteve në të cilën Shqipëria rradhitet në 25 vendet më të shtrenjta në
klasifikimin botëror. Në këtë këndvështrim Shqipëria mund të ketë më siguri
cmimin më të lartë në botë për karburantet.
Sipas vlerësimeve dëmi financiar, që i shkaktohet buxhetit të
shtetit nga abuzimet me cilësinë e karburanteve, është mbi 150 milion euro/vit.
Janë pikërisht përzierjet dhe manipulimet me cilësinë e karburanteve, që përbëjnë
një nga mënyrat kryesore të shmangieve fiskale dhe kontrabandës në tregun më të
madh të vëndit më mbi 1.3 miliard euro qarkullim vjetor. Gjendja rëndohet edhe
më shumë në dëm të ekonomisë kombëtare, nëse do të vlerësohen pasojat e cilesësisë
jashtë standarteve të karburanteve në mjedis, shëndetësi dhe shkatërrim të
automjeteve, makinerive të bizneseve dhe qytetarëve.
Konfindustria vlerëson, se cilësia e karburanteve bëhet shumë më
problematike kur në treg hidhen sasi të prodhimit të rafinerive vendore, që kanë
pamundësi objektive teknologjike të arrijnë standartet e lejueshme të tregtimit.
|
|
|
Nisma
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
+ Data 2020-05-20 |
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh. |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|