English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per renien e Euros
Konfindustria vlerëson, se monedha Euro në muajin prill 2024 ka arritur në pikën historike më të ulët të saj kundrejt Lek-ut, duke u shkëmbyer në kufijtë e 1Euro/100 lek. Gjëndja paraqitet shqetësuese, sepse për herë të parë një nivel kaq i ulët i monedhës Euro është arritur në periudhën jashtë sezonit turistik dhe të ardhjes masive të emigrantëve. Mbështetur në të dhënat e mësipërme, zhvleftësimi i monedhës Euro kundrejt Lek-ut parashikohet të vazhdojë me ritme edhe më të forta në muajt në vazhdim. Konfindustria vlerëson, se një nga shkaqet e rëndësishme të dobësimit historik të Euro-s kundrejt Lek-ut jashtë sezonit turistik, është edhe mosrealizimi i ndjeshëm i shpenzimeve buxhetore të parashikuara. Afërsisht 350 milionë euro janë të pashpenzuara nga qeveria në 3 mujorin e parë të vitit 2024, duke e thelluar më shumë fuqizimin e sforcuar të Lekut kundrejt monedhës europiane dhe valutave të tjera. Sa më sipër shton edhe më shumë pasojat e rënda shoqëruese, dobësimin e fuqisë konkuruese deri në rrezik falimentimi, ndaj industrive, bujqësisë dhe prodhimit vendor, duke favorizuar drejëpërdrejtë bizneset importuese. Si pasojë janë rritur me mbi 60% importet kryesisht bujqësore dhe vazhdon rënia me mbi 25% e eksporteve shqiptare në pjesën e parë të vitit në vazhdim.
 

Nisma

+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
+ Data 2020-05-20
Qeveria pranon kërkesen e përsëritur të Konfindustria për rikthimin sa më shpejt në normalitet duke zgjeruar ndjeshëm fashën orare, duke lejuar levizjen e njerëzve pa autorizim dhe duke hapur kategori të ndryshme biznesesh.
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login




© 2007 - 2024 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara