Konfindustria ne bashkepunim me Ministrine e
Drejtesise dhe fondacionin gjerman Friedrih Ebert organizoi forumin e
diskutimit me teme “Monitorimi i efektivitetit te gjykatave administrative ne
vitin e dyte te punes. Paraqitja e studimit, sondazhi me bizneset, problematika
dhe rekomandime". Konfindustria, si nismetare e krijimit te Gjykatave
Administrative dhe duke vleresuar si kusht mjaft te rendesishem cilesine dhe
shpejtesine e perballjes shtet-biznes ne mjedisin e te berit biznes/Doing
Business ne vend, po zbaton projektin 3 vjeçar te vezhgimit te punes se
sistemit te gjykimit administrativ. Projekti u perqendrua ne analizen e te dhenave
te punes per vitin 2015, qe perben edhe vitin e 2 te fillimit te funksionimit te
Gjykatave Administrative dhe njekohesisht ne vleresimin krahasues te performances
se vitit paraardhes 2014. Projekti vlereson performancen e punes se Gjykatave
Admistrative ne 2 drejtime: - shpejtesine faktike te gjykimit krahasuar me
detyrimin ligjor dhe; - vleresimin e punes se GJA sipas kendveshtrimit te
biznesit. Mbeshtetur ne te dhenat e studimit del, qe kemi nje perkeqesim
relativ prej afersisht 9% te perceptimit te biznesit ne 2015 ndaj pritshmerise
krahasimisht me vitin 2014. Megjithate, perseri biznesi mendon ne masen 55%, qe
gjendja eshte me e mire se para krijimit te gjykata administrative. Shpejtesia
e dhenies se vendimeve paraqet nje vonese mesatare ne gjykatat e shkalles se
pare ne mbi 160 dite nga 40 dite te parashikuara ne ligj. Vonesa e dhenies se
vendimeve me mbi 4 here ndaj detyrimit ligjor perben shqetesim te ndjeshem te
biznesi. Ne forum nga perfaqesuesit e institucioneve dhe botes akademike u vleresua
se shkaqet kryesore te gjendjes se pakenaqshme te perfomaces se sistemit te
Gjykates Administrative jane numri i madh i çeshtjeve te mbartuara, shperndarja
jo efikase e numrit te gjykatesve, pergatija profesionale e pamjaftueshme,
nevoja per permiresime ligjore te shkarkimit te ngarkesave, kushteve te punes,
etj. Ministri i Drejtesise z. Manjani mbeshteti plotesisht propozimin e
Konfindustrise si pjese e paketes fiskale 2017, qe per vendimet perfundimtare te
Gjykates Administrative vlera e demit shkaktuar biznesit dhe qytetareve te perballohet
ne masen jo me pak se 30% nga pasuria dhe te ardhurat personale te individeve pergjegjes
te administrates.
|