| |
| |
| Emergjenca e tregut te karburanteve |
|
Konfindustria kërkon, që qeveria të ndërhyjë
menjëherë në uljen e ngarkesës tërësore fiskale të karburanteve, me qëllim që cmimet
fundore të jenë të paktën në vlerat mesatare të shteteve të Rajonit dhe konkurentëve
tanë tregëtarë të BE dhe më gjerë.
Për sa më sipër kërkohet rishikimi në ulje e
gjithë ngarkesës fiskale në të paktën 25% të taksave tërësore mbi karburantet
dhe jo vetëm taksës së ‘akcizës’, sikurse u shprehën përfaqësues tëqeverisë.
Shtete të BE si Gjernania, italia ,etj kanë ndërhyrë
që në 10 ditshin e fundit të muajit korrik 2026 në uljen me 15-25 % të ngarkesës
fiskale mbi karburantet.
Gjithashtu, Konfindustria mirëpret, ndonëse e
quan mjaft të vonuar, riaktivizimin e Bordit të Karburanteve. Konfindustria ka kërkuar
në javën e parë të muajit gusht 2026 për uljen e taksave dhe riveprimit të
Bordit të Karburanteve.
Cmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka
kohë që janë në nivelet e 30-70 lekë/litër më të larta se shtetet e rajonit dhe
mjaft shtete të BE.
Çmimet krahësuese shumë të larta dhe
kohëzgjatja e ndikimit të tyre sjellin goditje shtesë shkatërruese dhe
falimentime mbi industritë, prodhimin vendor dhe mirëqënien e qytetarëve. Gjëndja
e mësipërme rrezikon të sjellë edhe kolaps të ekonomisë në tërësi.
Përfituesit e vetëm nga cmimet e larta janë përkatësisht
financat publike në afatshkurtër dhe sidomos fitimet e jashtëzakonshme të
kartelit monopol të karburanteve.
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|