Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fortë
dhe paarsyetuar e çmimeve të karburanteve në 10 ditëshin e fundit të muajit
korrik e në vazhdim, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme rregullatore të qeverisë
në 4 drejtime.
Së pari, kërkohet një ulje me të paktën 15% të
barrës së taksave mbi karburantet. Sa më sipër duhet të ndikojë në të paktën 20
lekë/litër ulje të çmimeve me pakicë. Italia dhe Gjermania kanë zbatuar menjëherë
15-20% të uljes së taksave të karburanteve me efekt të drejtëpërdrejtë në treg.
Së dyti, kërkohet në të njëjtën kohëringritja
e Bordit të Trasparencës me qëllim që ulja e mundshme taksave të përcillet e
plotë te qytetarët dhe bizneset dhe jo te operatorët e karburanteve.Tregu i
karburanteve në Shqipëri është treg tipik monopol dhe oligopol i pastër.
Së treti, kërkohet nga institucionet kontroll
i menjëhershëm i cilësisë së karburanteve, që qarkullojnë në treg. Ka të dhëna
që sasi të mëdha të karburantit jashtë standartotEuro 3 janë hedhur në treg me
pasoja të rënda për shëndetin, mjedisin, makinat dhe buxhetin e shtetit.
Së katërti, kërkohet ndërhyrja e
jashtëzakonshme einstitucioneve shtetërore dhe SPAK për luftën kundër
kontrabandës së karburantevee pasoja qindra milionë Euro dëm mbi buxhetin e
shtetit.Goditja e autoriteteve të Kosovës ndaj linjave kontrabandë të tranzitittë
karburanteve nga Shqipëria, që rezultuan
të mbushura me ujë në doganën kosovare,është e dhënë e qartë.
Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka
kohë që janë në nivelet e 2,15-2,2 euro/litër, ndjeshëm më të larta se shtetet
e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Sa më sipër sjell goditje shtesë të fortë
shkatërruese mbi industritë, prodhimin vendor dhe qytetarët.
|