| |
| |
| Konfindustria per Pengesat ne tendera qe po perjashtojne operatoret e huaj |
|
Konfindustria vlerëson,
se në prokurimet publike të organizuara nga agjencitë dhe kompanitë shtetërore është
vështirësuar deri në pamundësi faktike pjesëmarrja e operatorëve të huaj në
gara. Pengesat janë qartësisht të tipit të korrupsionit të “kapjes së shtetit/state
capture” me akte nënligjore subjektive tërësisht kundër standarteve të procesit
të integrimit në BE.
Shembull i qartë
janë termat e referencave të vendosura në dy tenderat ndërkmbëtarë prej afër 70
milionë euro për projektet e “Bypass të Elbasanit” të përgatitura nga
Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në mënyrë absurde në afatin kufi prej 30 ditësh pjesëmarrësve
të huaj u kërkohet si kushti detyrueshëm pjesëmarrje në tender ekuivalentimi i
licencave profesionale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë,
vetë procesi kohor i shqyrtimit për ekuivalentimin paraprak të licencave tejkalon
afatin e detyrueshëm të përcaktuar në termat e referencës.
Përjashtimi i
operatorëve të huaj prek drejtëpërdrejtë interesin publik, ekonominë kombëtare,
shtim të ndjeshëm kostosh financiare deri në 2,3 herë më të shtrenjtë se BE.
Gjithashtu, shmangia e konkurencës ka si pasojë punime jashtë standarteve mjaft
të dukshme në rënie rrugësh, tunelesh, etj.me qindra milionë dëme.
Sa më sipër sjell deri
në cënim të detyrimeve politike të Shqipërisë pjesë e rendesishme të integrimit
në BE, duke e vështirësuar ndjeshëm vetë procësin.
Sektorët më të
prekur nga dukuria sistematike e përjashtimit të operatorëve të huaj nga tenderimi
në Shqipëri janë përkatësisht:
- Infrastruktura( Autoriteti Rrugor, hekurudha, porte, etj)
- Energjia (OST, OSHEE, KESH)
|
|
| |
|
Nisma
| + Data 2024-08-11 | | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | | [Me shume] |
| + Data 2022-05-25 | | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | | [Me shume] |
| + Data 2024-08-11 |
| Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
| + Data 2021-05-22 |
| http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
| + Data 2021-02-04 |
| PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
| |
|
Tregu i Ideve |
|
| Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|