|
|
Konfindustria per krijimin e Ministrise se Mjedisit si portofol i ndare. |
|
Konfindustria mbështet krijimin e Ministrisë së Mjedisit si portofol i veçantë dhe i ndarë nga Turizmi në Qeverinë Rama 4. Vendimi ishte i domosdoshëm ndonëse i vonuar, parë gjëndjen tepër të vështirë standarteve mjedisore në vend si dhe pengimin e proçesit të integrimit në BE.
Konfindustria ka shprehur në mënyrë të vazhdueshme shqetësimin për përplasje të qartë institucionale të pjesës së Mjedisit brenda Ministrisë së Turizmit, duke i lënë praktikisht pa oponencë mjedisore vendimarrjet qeveritare.
Konfindustria vlerëson, se sfida mjedisore është nga problemet më serioze me pasoja në krejt zhvillimin ekonomik të vendit në të gjithë sektorët, përfshi edhe qëndrueshmërinë e turizmit.
Shqipëria ështe në vendin e fundit të klasifikimit të vitit 2025 të pastërsise së ujrave në BE. Skandalet financiare të gati 200 milion euro të dështimit të gjithë impianteve të mbetjeve urbane në Tiranë, Fier, Elbasan shoqëroheshin me djegie toksike të vazhdueshme në bregdet dhe deri në Parkun Kombëtar të Vjosës. Ujrat e zeza urbane dhe industriale derdhen masivisht të papërpunuara në dete, lumenj dhe liqene, duke dëmtuar rëndë shëndetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjithashtu, lejet zhvillimore të ndërtimeve urbane, turistike dhe industriale të mbetura pa oponencë institucionale kanë dëmtuar rëndë mjedisin deri në zonat ndërkombtarisht të mbrojtura natyrore, arkeologjike, etj.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|