|
|
Konfindustria i kerkon Kryeministrit ndryshime institucionale |
|
Konfindustria i kërkon Kryeministrit Rama, që të adresojë me ndryshime të thella institucionale problematikat serioze të shfaqura në sezonin turistik 2025.
Së pari kërkohet, që Ministria e Turizmit të ndahet ng pjesa e Mjedisit. Turizmi dhe Mjedisi, me përplasje të qartë institucionale me njëra tjetrën, është e paarsyeshme të jenë në të njejtën ombrellë ministrore. Në asnjë vend të BE nuk ka shembuj të ngjashëm. Praktikisht, lejet zhvillimore për ndërtimin e strukturave turistike, sidomos në vijën bregdetare të vendit gjatë viteve 2021-25, janë dhënë pa oponencë mjedisore, duke dëmtuar rëndë në afatgjatë ekonominë, kulturën dhe vetë sektorin e turizmit në afatgjatë. Projektet ndërtimore në Parkun e Butrintit, në bregdetin e Jugut, Vlorë, Shëngjin, Valbonë, Shkodër, etj., janë shembuj të qartë të problematikave të mësipërme.
Së dyti, parë gjëndjen tepër të vështirë të përpunimit të mbetjeve të urbane dhe industriale në vend, kërkohet ngritja e një institucioni përgjegjës të mirëfilltë të veçantë.
Institucioni në fjalë mund të jetë ministri ose agjensi kombëtare në varësi të Kryeministrit. Skandalet e Djegësve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, djegiet e mbeturinave në qiell të hapur në Vlorë, Elbasan, Përmet, Këlcyrë, Shijak, etj.,janë të papranueshme me çdo standart të BE dhe me pasoja të rënda për turizmin, mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. Vetë Tirana kërcënohet nga jo vetëm nga emergjenca mjedisore, por edhe rrezik djegie me përmasa të pallogaritshme në vendgrumbullimin e Sharrës.
Shkarkimet e patrajtuara të ujrave të zeza në dete, lumenj dhe liqene e klasifikuan Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për pastërtinë e ujrave. Sa më sipër është alarm i qartë për falimentim në industrinë e turizmit. Edhe në pjesët e bregdetit të mbuluar nga impiantet e pastrimit, të paktën 50% e vëllimeve të ujrave të zeza derdhen të patrajtuara. Shembull i qartë janë skandalet e bregdetit të Durrësit, Sarandë, etj.
Përmendim që në Lumin Vjosa derdhen në gjithë gjatësinë pa asnjë trajtim ujrat e zeza nga kufiri me Greqinë deri në derdhje në detin Adriatik. Këtu përfshihen edhe shkarkimet e industrisë së naftës, etj. Gjëndja është e njejtë edhe në gjithë lumenjtë e tjerë të vendit.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|