|
|
Konfindustria per ndalimin e Zef Shtjefni |
|
Konfindustria shpreh shqetësimin për nivelin e papranueshëm profesional dhe sjelljen e papërgjegjshme të segmenteve të prokurorisë dhe policisë të Qarkut Lezhë në shqyrtimin e rastit të ndalimit pa asnjë shkak ligjor të Z. Zef Shtjefni, aksioner i një nga kompanive më të rëndësishme të industrisë së materialeve të ndërtimit në vend.
Personi në fjalë pavarësisht, se nuk ka asnjë detyrë administrative në kompaninë ku është vetëm aksioner dhe si rrjedhim nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për aktivitetin e përditshëm të saj, ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Arsyeja ishte një aksident i rëndë i ndodhur gjatë punimeve për një projekt bamirësie nga kompania me aksioner Z. Shtjefni.
Vendimi absurd i Prokurorisë Lezhë rrëzohet disa ditë më vonë nga Gjykata, por pasojat psikologjike, shëndetësore dhe financiare janë të rënda dhe mbeten në afatgjatë. Veprime të tilla rëndojnë pa arsye klimën e biznesit në vend dhe njëkohësisht ngrejnë pikëpyetje për cilësinë e Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu, veprimet e nxituara dhe joprofesionale të Policisë së Qarkut Lezhë i shkaktuan edhe një dëm të rëndë financiar kompanisë.
Konfindustria i kërkon ILD/ Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrit të Brendshëm të marrin masat e parashikuara në ligj ndaj personave përgjegjës të rastit të rëndë në fjalë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së rasteve të ngjashme dhe krijimit të pasojave të rënda psikologjike dhe financiare për biznesin dhe ekonominë kombëtare.
Konfindustria, duke u nisur nga rasti i rëndë në fjalë, kërkon marrjen e masave të duhura për të kontrolluar cilësinë profesionale të regjistrimeve dhe diplomantëve të Shkollës së Magjistraturës si dhe fakulteteve të drejtësisë të sistemit universitar në vend.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|