English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per korrupsionin ne Kadaster
Konfindustria mbështet nismën e KM Rama për goditjen e korrupsionit në institucionet shtetërore si Kadastra, Hipoteka dhe ish-ALUIZNI, që në shkelje të ligjit kanë tjetërsuar pronat publike, private dhe në bashkëpronësi të qytetarëve. Konfindustria vlerëson, se një nga skandalet më të mëdha dhe të qarta të korrupsionit për nga përmasat dhe pasojat nga zyrtarë të ish ALUIZN-it dhe Kadastrës janë zaptimet e taracave dhe sipërfaqjeve të tjera të përbashkëta të pallateve në shkelje të qartë të ligjit të bashkëpronësisë. Zyrtarë të korruptuar të Kadastrës dhe Aluiznit nuk janë mjaftuar me legalizimet e ndërtimeve të paligjshme nga ndërtuesit, por gjatë proçesit të legalizimeve u kanë grabitur dhe tjetërsuar pronën e përbashkët të banorëve të pallateve si, taraca dhe deri në dhoma ashensorësh dhe oxhaqesh në favor të personave të tretë. Si rrjedhim janë bllokuar daljet në tarraca të pallateve, ku përveç pamundësisë së përdorimit të pronës së përbashkët, ka krijuar deri në rrezik të qartë me pasojë shëndetin dhe deri jetën e banorëve në rast zjarri dhe tërmeti. Skandali i grabitjes nga Aluizni dhe Kadastra së taracave dhe pronës në bashkëpronësi në pallate, prek me mijëra pallate dhe qindra mijra familje në shkallë vendi, duke u bërë shkak konflikte të ashpra sociale dhe gjyqësore masive. Skandali i grabitjes të pronës së përbashkët së qytetarëve në pallate ka të gjithë tiparet e një grupi të organizuat kriminal ku janë përfshirë në vite ndertues të paligjshëm, punonjës të bashkive, zyrtarë të ish- Aluiznit, Kadastrës dhe Hipotekës si dhe noterë, përmbush kushtet e kalimit të cështjeve në SPAK. Konfindustria kërkon, që duke vlerësuar numrin shumë të madh të qytetarëve të cënuar nga korrupsioni në rastin në fjalë si dhe pasojat e rënda ekonomike dhe deri rrezikim të jetës dhe shëndetit në rast zjarri dhe tërmeti, qeveria duhet të ndërhyjë sa më shpejt me Akt Normativ të posaçëm.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara