English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon ndryshime ne organizimin e agjencive qeveritare
Konfindustria i rikërkon Kryeministrit Rama, që të kryejë ndryshime thelbësore institucionale për të përballuar problematikat e rënda në sektorët e sigurisë ushqimore dhe mjedisit. Në rast të kundërt rrezikohen seriozisht qëndrueshmëria e sektorëve të turizmit, agroindustrisë dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë. Ngjarjet e rënda të vazhduedhme si helmimet nga ushqimet, derdhjet e pakontrolluara të mbi 80% të ujrave të zeza në liqene, dete dhe lumenj, të naftës në lumin Vjosa, djegiet e vazhdueshme të mbetjeve në Vlorë, Elbasan, Përmet, etj.në një pjesë të madhe vjen dhe nga organizimi institucional i derisotëm i gabuar i agjensive përgjegjëse. Konfindustria kërkon, që: - Agjensia e Kontrollit të Ushqimeve/AKU të jetë drejtpërdrejtë në varësi institucionale të Kryeministrit. Varësia e derisotme nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit përbën konflikt të qartë institicional interesi dhe burim korrupsioni. - Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit duhet të shkëputet nga varësia e saj nga Ministria e Turizmit dhe të jetë drejtëpërdrejtë nën Zyrën e Kryeministrit. Agjensia e Mjedisit në parim duhet të kryejë oponencën institicionale e zhvillimit të sektorit të turizmit sipas standarteve. Mungesa e oponencës së sotme institucionale është një arsye madhore, që kontrollet dhe licencat e njësive dhe resorteve turistike janë dhënë pa plotësuar standartet e trajtimit të ujrave të zeza, që derdhen pa kontroll në dete, lumenj dhe liqene, me pasoja të rënda të pallogaritshme për ekonominë, biznesin, mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara