English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon shtimin e rezervave te karburanteve
Konfindustria, duke marrë shkak nga fillimi i luftës Izrael- Iran, kërkon nga ekzekutivi marrjen e masave të jashtëzakonshme për sigurimin e rezervës strategjike të karburanteve në vend. Zhvillimet e fundit mund të sjellin rrezikun serioz të rritjes të çmimit të karburanteve më nivelet e fillimit të luftës Ukrahinë- Rusi. Në Shqipëri çmimet e naftës arritën deri në mbi 250 lek/litër me pasoja të rënda mbi ekonominë, bizneset dhe qytetarët. Konfindustria kërkon, që në bashkëpunim me kompanitë private të vlerësohet mundësia e shtimit në kohë të shpejtë e rezervave të karburanteve përtej kushtit të sotëm ligjor 3 mujor. Fillimi i luftës Izrael- Iran rriti menjëherë me të paktë 10$/fuçi çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, duke shkuar mbi 77$/fuçi. Përshkallëzimi i konfliktit të armatosur mund të arrijë deri në mbylljen e plotë të Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik, ku qarkullon mbi 20% e totalit botëror të karburanteve. Përveç kësaj mundësia e bombardimit të fushave dhe rafinerive të naftës në Iran dhe vendet e Gadishullit Arabik e vështirëson edhe më shumë gjëndjen.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara