|
|
Konfindustria rreth kontrabandes se cigareve |
|
Konfindustria mbështet goditjen e SPAK ndaj kontrabandës ndërkombëtare të cigareve me qëndër në Shqipëri dhe i shtrirë në shtete të rajonit, BE dhe më gjerë.
Disa vite më parë ka qenë Mali i Zi, që me mbështetje të drejtëpërdrejtë politike të nivelit më të lartë, ishte kthyer si shtet në bazën kryesore të kontrabandës ndërkombëtare të cigareve në BE.
Konfindustria vlerëson, se nëse akuza e ngritur nga SPAK do të provohet me vendim gjyqësor, rasti në fjalë me afër 50 milion euro dëm financiar ndaj buxhetit të shtetit dhe shteteve të BE, përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme të luftës kundër informalitetit, korrupsionit të tipit të “kapjes së shtetit”, rritjes së besueshmërisë ndaj agjencive shtetërore si dhe sukses i Reformës në Drejtësi.
Konfindustria vlerëson, se kontrabanda e cigareve për nga përmasat e mëdha të dëmeve financiare dhe pasoja të tjera të drejtëpërdrejta dhe afatgjata në demokracinë, ekonominë dhe interesin publik, është e ngjashme me kontrabandën e karburanteve, të drogës si dhe përfitimeve kriminale nga cënimi i sigurisë ushqimore. Të gjitha llojet e mësipërme janë të pranishme në përmasa të larta në Shqipëri.
Kontrabanda është nga burimet kryesore të shkallës së lartë me mbi 50% të PPB të informalitetit të ekonomisë shqiptare. Gjithashtu kontrabanda godet ashpër konkurueshmërinë e bizneseve, tërheqjen e investimeve serioze të ligjshme si dhe asgjëson demokracinë dhe pengon integrimin në BE.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|