English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per ndikimin e tarifave te Presidentit Trump per Shqiperine dhe Kosoven
Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova duhet sa më shpejt të ndërtojnë një plan të përbashkët zhvillimi industrial për të shfrytëzuar mundësinë e “artë” të dhënë nga politika tregtare tarifore botërore e SHBA në qeverisjen e Presidentit Trump. Problematikat në disa sektorë si bimët mjekësore, metalet, këpucët, dyshekët, etj.mund të tejkalohen lehtësisht me politika mbështetëse. Eksportet tërësore nga Shqipëria dhe Kosova janë afërsisht 200 milion $/vit. Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë në shtetet më të privilegjuara nga SHBA në politikën tregttare. Importet e markave të dy shteteve shqiptare janë në nivelet e 10%, qe janë më të ultat në Rajon dhe shtetet e BE. Për shtetet e BE niveli tarifor i importeve është 2,5 herë më i lartë, ndërsa në rajon tarifat shkojnë deri në 3.7 herë më të larta siç është rasti i Serbisë. Konfindustria vlerëson, se privilegjimi i ndjeshëm krahësimor nga SHBA i markave të prodhimeve shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, krijon epërsi potenciale strategjike të fortë për Shqipërinë dhe Kosovën për të tërhequr dhe drejtuar investime të rëndësishme nga vendi dhe shtetet e BE. Investimet e reja potenciale vendore dhe nga BE mund të drejtohen në: - mbylljen e cikleve të plota industriale të përpunimit të prodhimeve të sotme, që eksportohen në SHBA nga Shqipëria dhe Kosova, - Në transferimin e fabrikave të prodhimit dhe/ose krijmin e sektorëve të rinj industrialë nga kompani të BE të penalizuara nga tarifat e SHBA.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara