|
|
Konfindustria per vjedhjet me volumet e karburanteve |
|
Konfindustria shpreh shqetësimin lidhur me praninë në shtim të vjedhjeve me volumet e sasive të karburanteve në pikat e shitjes me pakicë për bizneset dhe qytetarët dhe kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme nga ekzekutivi. Për më shumë gjëndja ka ardhur duke u përkeqësuar pas dhënies me koncesion të shërbimit të kontrollit të pompave dhe shtimit të taksës përkatëse, që paguhet nga blerësi fundor.
Mbështetur në vlerësimet e përafërta vjedhjet në sasitë e shitura arrijnë nga 4-5% për produktet naftë dhe benzinë deri në 12% për gazin e lëngshëm LPG të tregëtuara në pikat e pakicës.
Vlerat e mësipërme janë goditje tjetër e ashpër për bizneset dhe qytetarët, që i shtohet, ngarkesës së lartë fiskale dhe cilësisë së dobët të karburanteve në qarkullim në treg. Shqipëria ka ndër cmimet më të larta krahësuese të karburanteve në rajon dhe Europë.
Duke patur parasysh, se tregëtia me pakicë e karburanteve në Shqipëri është rreth 1.5 miliard $USD/vit, vjedhjet me volumet e shitura përllogariten në dhjetra milionë USD/vit shtesë kosto shtesë për bizneset dhe qytetarët.
Njëkohësisht, vjedhjet me volumet e shitura, janë goditje e ndjeshme edhe për buxhetin e shtetit. Vjedhjet me volumet e karburanteve janë një nga mënyrat kryesore të kontrabandimit të karburanteve , që përllogaritet në të paktën 200 milionë USD/vit. Dukuria e mësipërme është shtuar ndjeshëm pas kalimit me koncesion privatit të shërbimit të kontrollit metrologjik të pompave të karburanteve.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|