English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon ngritjen e Entit Rregullator te Karburanteve

Konfindustria kërkon, që mbyllja e paralajmëruar nga ekzekutivi e Bordit të Transparencës, duhet shoqëruar paralelisht domosdoshmërisht me krijmin e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK.

Konfindustria i kërkon përsëri ekzekutivit dhe veçanërisht opozitës të tregojnë, që mbrojnë interesin publik dhe jo monopolet e karburanteve, duke marrë sa më shpejt nismën ligjore në Kuvend për krijimin e ERRK.

Konfindustria vlerëson, se në rast të kundërt jo vetem nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimet dhe cilësinë e karburanteve për qytetarët dhe bizneset, por gjëndja mund te vështiresohet më tej.

Konfindustria i ka kërkuar në vazhdimësi vendimarrjes politike të krijonte ERRK si institucion në varësi të Kuvendit të Shqipërise dhe i përbërë nga profesionistë, sipas shembullit të Maqedonise së Veriut. Bordi i Transparencës është krijuar në varësi të ekzekutivit dhe i përbërë në konflikt flagrant të qartë interesi në gjysmën e antarëve të tij nga operatoret e tregut, që duhet te jenë objekt kontrolli.

Tregu i karburanteve në Shqiperi, në mënyre unikale në bote, ështe i tipit oligopol dhe kartel në gjithe zinxhirin e tregut nga shërbimet portuale dhe tregëtinë me shumicë si dhe pjesët kryesore te tregëtise me pakicë.

Shqipëria ka krahësimisht çmimet më të larta dhe cilësinë nga më të dobtat të karburanteve në Europë. Çmimet e karburanteve mbahen qëllimisht të larta për të nxitur kontrabandën masive, që mund të shkojë deri 300 milionë dollarë/vit. Pjesë e madhe e kontrabandës bëhet duke shkelur edhe embargon e OKB si dhe detyrimet  ndërkombetare. Kapja e mijëra ton karburante të ardhura nga Libia provojme sa më sipër.

Tregu strategjik i karburanteve jep mbi 11% të PPB me mbi 1,5 miliard dollarë/vit qarkullim. Kostot e larta te karburanteve kanë pasoja shkatërruese mbi ekonominë kombëtare, biznesin dhe qytetarët shqiptarë.

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara