English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per taksen e karburanteve te mjeteve lundruese

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme ekonomikisht dhe mjaft e rëndë moralisht ulja e taksës së karburanteve nga 65 leke/liter në 40 leke/litër për mjetet lundruese. Kërkesa për ulje të taksës së karburanteve për mjetet lundruese është bërë gjatë shqyrtimit në komisionet parlamentare të draftit të Paketës Fiskale 2022.

Konfindustria vlerëson, se buxheti i shtetit në një rast të tillë do të humbte drejtëpërdrejt të paktën 14 milion$ USD pa llogaritur sasitë e padeklaruara. Gjate gjithë viteve të mungesës së taksës së mësipërme nuk janë arkëtuar mbi 50 milionë $USD/vit në buxhetin e shtetit në përfitim të kompanive tregtare oligopol të karburanteve. Moralisht është e papranueshme mosarkëtimi i shumës së mësipërme, në kushtet kur në buxhetin e vitit 2022 për shkak të shtrengesës financiare për  dhjetramijë fermerë, është hequr rimbursimi i kostove mbetëse të TVSH-së.     

Konfindustria i kërkon komisioneve parlamentare, që jo vetëm të mos ketë ulje të taksës së karburanteve për kategoritë e mjetet lundruese, por të shikohet rritja dhe përcaktimi i nivelit të taksës sipas politikave të vendeve të BE dhe rajonit. Gjithashtu, taksa e karburanteve është e domosdoshme parë edhe kostot mjedisore të mjeteve lundruese.

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara