Konfindustria, duke marrë shkak nga
njoftimet mediatike për ndryshim të kompanisë menaxhuese të koncesionarit të
aeroportit të Tiranës “Nënë Terezaâ€, kërkon shprehjen publike sa më të shpejtë
të Autoritetit të Konkurencës për vlefshmërinë ligjore të transaksionit në fjalë
si dhe masat përkatëse për të shmangur vendosjen dhe zgjatjen e gjëndjes monopol
në tregun strategjik në fjalë.
Sipas njoftimeve zyrtare bëhet e ditur, se
aksionet e kompanisë menaxhuese të aeroportit të Tiranës, kanë kaluar në zotërim
të “Kastrati Groupâ€. Ndërkohë, kompania në fjalë ka marrë në koncesion edhe
aeroportin e Kukësit në ndërtim e sipër. Zotërimi i menaxhimit të sistemit aeroporteve
të vendit nga një kompani e vetme edhe teorikisht kthen në gjëndje monopol
sektorin strategjik në fjalë edhe për dhjetra vite të tjera.
Pasojat negative të mundshme nga vazhdimi në
monopol privat i sistemit aeroportual të vendit rrezikojnë të jenë barrë e rëndë
e shtuar prej qindra milionë euro për biznesin, qytetarët shqiptarë dhe
ekonominë kombëtare në afatgjatë.
Menaxhimi i deritashëm në kushte monopoli të
pastër i aeroportit të Tiranës pasqyrohet në tarifat më të shtrenjta në rajon
dhe më gjerë, që kanë qenë të detyruar të paguajnë bizneset dhe qytetarët
shqiptarë. Normat e fitimit pasojë e gjëndjes monopol për koncesionarin janë
shumë të larta. Në mënyrë të drejëpërdrejtë janë prekur sektorët e industrisë së
turizmit dhe sektorët e shumtë të ndërlidhur, bizneset në tërësi si dhe buxhetet
familjare të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Agjencitë shtetërore kanë dështuar në vazhdimësi
në marrjen e masave antimonopol në sektorin aeroportual. Qeveria shqiptare dhënien
e të drejtës koncesionare të operimit të aeroportit të Kukësit e përligji edhe me
rritjen e mirëpritur të konkurencës në
sektorin strategjik aerportual, që natyrshëm mund të sillte uljen e dëshiruar të
kostove përkatëse për qytetarët, biznesin dhe ekonominë në tërësi. Zhvillimet e
fundit e bëjnë edhe ligjërisht të pamundur hapjen e tregut, rritjen e konkurencës
së domosdoshme dhe uljen e kostove për qytetarët, bizneset dhe ekonominë
shqiptare edhe për shumë vite të tjera.
|