|
|
Konfindustria per cmimin e karburanteve ne Shqiperi |
|
Konfindustria vlerëson, se vazhdimësia e
cmimeve mjaft të larta absolute dhe krahësimore në nivel rajonal, europian dhe
botëror të karburanteve, përbëjnë një nga shkaqet kryesore të fuqisë së ulët
konkuruese të ekonomisë shqiptare. Konfindustria thekson, se përmirësimi
rrënjësor i funksionimit të tregut të karburanteve, do të jetë ndër kërkesat
kryesore të saj ndaj partive politike në zgjedhjet e afërme të vitit 2021.
Sipas analizës krahësimore të kryer nga
Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë, cmimet e karburanteve në Shqipëri për 9 mujorin e vitit 2020 rradhiten
ndër më të lartat në Europë, duke tejkaluar ndjeshëm edhe vende të pasura si
Gjermania, Austria, Zvicra, etj. Gjithashtu, në nivel rajoni cmimet e
karburanteve në tregun shqiptar janë afër 50% më të shtrenjta sesa shtete
fqinje si Maqedonia, Kosova, etj.,. Nëse, krahësimi do të bëhet sipas
vlerësimit të treguesit PPP/Poëer Purchasing Parity, Shqipëria rradhitet ndër
vendet me cmimet më të larta të karburantit në nivel botëror. Shqetësues është fakti,
që ndërkohë që në tregjet europiane të shitjeve me pakicë të karburanteve në 9
mujorin e parë të 2020, rënia e cmimeve botërore të karburanteve u pasqyrua në
nivelet e 45-80% në tregun shqiptar ishte vetëm në 13-18%. Standarte tepër të
ulta të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri, thellojnë edhe shumë
më tepër problematikat e mësipërme.
Konfindustria vlerëson, se cmimet e larta
të karburanteve dhe cilësia e dobët e tyre, rrezikojnë drejtpërdrejt
falimentimin e bizneseve prodhuese dhe të shërbimeve shqiptare, tërheqjen e
investimeve të huaja dhe të vendit, rritjen e papunësisë, prekin rëndë
mirëqënien e qytetarëve, duke goditur ashpër zhvillimin ekonomik në afatgjatë
të vendit të prekur rëndë edhe nga pasojat e pandemisë Covid 19.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|