English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per mundesine e rikthimit te karantines
Konfindustria kundërshton në mënyrë të qartë cdo rikthim të gjëndjes së karantinës për bizneset dhe qytëtarët si masë kundër Covid 19. Në rast të kundërt pasojat do të ishin shkatërrimtare për qëndrueshmërinë makroekonomike, biznesin dhe qytetarët shqiptarë në afatgjatë. Pasojat ekonomike rrjedhuese do të ishin aq të rënda për mbijetesën e qytetarëve shqiptarë, sa mund të prodhojnë deri në përballje me prishje të paqes sociale dhe rendit kushtetues. Konfindustria vlerëson, se ekonomia shqiptare pësoi një goditje mjaft të ashpër si pasojë e mbylljes kundër pandemi në 6 mujorin e parë të vitit 2020. Rënia ekonomike parashikohet të jetë deri në 12.5 % të PBB për vitin financiar në vazhdim. Vetëm në 3 muaj mars-maj 2020 humbjet në ekonomi përllogariten në mbi 2 miliard $. Kategori të gjera të biznesit prodhues dhe të shërbimeve u prekën ashpër nga pasojat e menaxhimit të pandemisë Covid 19. Humbën mbi 70 mijë vende pune, pa llogaritur pjesën jo formale të punësimit. Në një pjesë të madhe të kategorive të bizneseve pjesa e të punësuarve, që qëndruan në punë, pati një ulje reale të pagave deri në 50%. Goditje të rëndë pësuan edhe industritë e prodhimit, që lidhen me eksportet si hidrokarburet, mineralet, fasonët, turizmi, etj. Buxheti i shtetit ndjeu drejtpërdrejt rënie të fortë të të ardhurave me pothuaj 400 milion & për 3 mujorin e dytë të 2020. Viti i pasuksesshëm në industrinë e turizmit dhe rënia e fortë me pothuaj 60% e të hyrave nga emigracioni e kanë ngadalësuar qartësisht rimëkëmbjen ekonomike. Konfindustria vlerëson, se rikthimi i mbylljes për ekonominë dhe lëvizjen e qytetarëve do të conte në mënyrë të pashmangshme në falimentim të sigurtë të shumë kategorive të bizneseve të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, duke rritur ndjeshëm papunësinë dhe rënien e nivelit të mirëqënies. Vlerësohet, se sidomos falimentimi do të ishte i pakthyeshëm për një shumicë të industrive vendore. Sa më sipër do të rrezikonte seriozisht kapjen e mëtejshme kërcënuese të tregjeve vendore nga prodhimet dhe shërbimet e huaja konkurente me pasoja të pallogaritshme në afatgjatë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien e qytetaëve shqiptarë.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara