English   |   Kontakt
 
 
 
Vleresimi i marreveshjeve Shqiperi- Kosove

Konfindustria vlerëson, se marrëveshjet ndërqeveritare të nënshkruara nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës në takimin e zhvilluar në 2 tetor 2020 në Tiranë, nuk kanë prekur, duke anashkaluar problematika të mprehta, që janë të pranishme dhe pengojnë bashkpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare. Përmendim, që në disa raste problematikat thelbësore ekonomike kanë marrë pamjen e një lufte tregtare të mirëfilltë. Në thelbin e tyre marrëveshjet e nënshkruara ishin sipërfaqësore dhe nuk shënuan hapa të qenësishëm përpara për krijimin e Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Konfindustria vlerëson, se edhe 2,3 marrëveshje të natyrës ekonomike, nga 14 marrëveshje në tërësi të nënshkruara në takimin e Tiranës, ishin vetëm të tipit deklarativ afatgjatë si psh e transportit hekurudhor. Gjithashtu, një pjesë e tyre ishin të paqarta dhe kishin nevojë për shpjegime sqaruese për bizneset. Përmendim marrëveshjet e lehtësimit të zbatimit të procedurave doganore, të shmangies së tatimit të dyfishtë, etj.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova në ekonomi kanë probleme të prekshme, që u duhet dhënë zgjidhje sa më e shpejtë. Përmendim:- domosdoshmërinë e krijimit të institucioneve të përbashkëta të zhvillimit ekonomik, të tërheqjes së investimeve të huaja, të ndërtimit real të tregut energjitik të njësuar, luftën e përbashkët kundër monopoleve, vonimin e fillimit të punës së Bursës së Energjisë, nevojën e lëshimit të certifikatave të njësuara fitosanitare, shmangien reale dhe pengesat korruptive në dogana, parashikimin e investimeve të përbashkëta buxhetore në sektorë strategjikë të ekonomisë, infrastrukturës, krijmin  e tregut të njësuar të punës, etj.

Konfindustria vlerëson, se Shqipëria dhe Kosova mund të përfitojnë nga krijimi i tregjeve rajonale ekonomike, përfshi edhe të ashtuquajturin “minishengen ballkanik” dhe tregum e BE, vetëm nëse do të ndërtojnë sa më shpejt Tregun e Përbashkët Kombëtar.

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara