|
|
Konfindustria per gjendjen e qarkullimit rrugor ne Tirane |
|
Konfindustria shpreh shqetësimin për gjëndjen
e vështirë të qarkullimit rrugor në Tiranë dhe mënyrën jo profesionale të
menaxhimit nga agjencitë përgjegjëse të pushtetit vendor. Ndalimi dhe/ose
kufizimi i lëvizjes së mjeteve në akset kryesore si në Rrugën e Durrësit, Qëndër,
Zogu 1 dhe shumë akse të tjera të rëndësishme, shoqëruar me problematika të
theksuara të planifikimit dhe kontrollit kohor të zbatimit të investimeve
publike dhe private, ka prekur ndjeshëm bizneset dhe mirëqënien e qytetarëve të
Tiranës.
Gjëndja paraqitet vecanërisht e vështirë me
mbarimin e sezonit veror, duke sjellë kosto shtesë krejtësisht të paarsyeshme për
bizneset. Kostot shtesë paraqiten në lëvizjen e puntorëve, furnizimet me mallra
dhe shërbime, shpenzimet e karburantit, humbjen e klientelës, etj.
Konfindustria kërkon, që përpara cdo vendimi,
lidhur me qarkullimin rrugor në kryeqytet, agjencitë përgjegjëse bashkake duhet
të vlerësojnë detyrimisht pasojat ekonomike, financiare dhe mjedisore shoqëruese
për bizneset dhe qytetarët. Gjithashtu, është e domosdoshme, që masat e parashikuara,
duhet të bëhen të ditura publikisht dhe jo të veprohet sipas politikës së “
faktit të kryerâ€.
Konfindustria kërkon nga bashkia e Tiranës
dhe qeveria të marrin masa të jashtëzakonshme për përmirësimin e qarkullimit
rrugor në kryeqytet dhe njëkohësisht marrjen e masave ndëshkuese për përgjegjësit
e gjëndjes së papranueshme të tashme.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|