English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per penalizimin e HEC-ve te vegjel dhe te mesem nga qeveria


Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për pasojat e rënda të pritshme prej qindra milionë euro ndaj ekonomisë kombëtare të ardhura nga vendimi i fundit i njëanshëm, i fshehtë i qeverisë datë 13/5/2020, kundër prodhimit vendor të energjisë elektrike nga HEC-et e vegjël dhe të mesëm. Konfindustria kërkon nga ekzekutivi shfuqizimin sa më të shpejtë të vendimit në fjalë, me qëllim shmangien nga pasojat e rënda, që do të përballet ekonomia kombëtare, biznesi, buxheti dhe vetë serioziteti i shtetit shqiptar.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e pritshme negative ndaj ekonomisë kombëtare nga vendimi i ekzekutivit pritet të jenë shumëpërmasore, përfshi edhe rrezikun e qartë nga përsëritja e penalizimeve të rënda të Gjykatave Ndërkombëtare ndaj shtetit shqiptar. Përballja me Gjykatën Ndërkombëtare është paralajmëruar nga investitorë vendas dhe të huaj si dhe disa shoqata përfaqësuese të prodhuesve të energjisë si Area, etj.

Së pari, rrezikohen drejtpërdrejt më shumë se 600 milion euro investime të kryera deri më tash nga 131 kompani, që rrezikojnë falimentin. Ndërkohë në asnjë rast ulja e cmimit të blerjes së energjisë nga prodhuesit vendorë nuk shoqërohet me ulje të cmimeve për konsumatorët biznes dhe familje.

Së dyti, rrezikohet seriozisht qëndrueshëmria e sistemit bankar, që ka kredituar me mbi 400 milion euro investimet e deritashme të HEC-eve të mesëm dhe të vegjël.

Së treti, kemi goditje të drejtëpërdrejtë duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e investitorëve të vendit dhe të huaj ndaj shtetit shqiptar.

Konfindustria vlerëson, se vendimi i ekzekutivit jo vetëm  godet prodhimin vendor të energjisë elektrike, duke rrezikuar qëndrueshmërinë financiare të investimit, por njëkohësisht ndihmon drejtpërdrejt kompanitë importuese të energjisë të shoqëruara nga subjektivizmi dhe korrupsioni potencial.

 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara