|
|
Reagim per grabitjen ne Rinas |
|
Konfindustria
shpreh shqetësimin, se rënia e përsëritur e shtetit shqiptar, me shfaqje të
qarta korrupsioni të tipit “state capture/kapje e shtetitâ€, për mbrojtjen e
institucioneve publike të rëndësisë së vecantë, sikurse janë rastet e grabitjeve
në Aeroportin e Tiranës, do të ketë pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë
kombëtare.
Konfindustria
vlerëson, se pasoja të menjëhershme e ngjarjeve të mësipërme janë - goditja
ndaj seriozitetit të shtetit shqiptar, - uljen e fuqisë konkuruese të vendit në
tërheqjen e investimeve të huaja, - përkeqësimin e mjedisit të biznesit dhe -
rritjen e kostove financiare të ekonomisë kombëtare. Në mënyrë të dukshme rrezikohet
të preket pozicioni i Shqipërisë në tregtimin e letrave me vlerë para
investitorëve në tregjet financiare ndërkombëtare. Pasojat e ngjarjeve të rënda
të grabitjeve të përsëritura në Aeroportin e Tiranës, do të ndikojnë në rritjen
e ndjeshme të kostove të sigurimit dhe risigurimit të produkteve dhe shërbimeve
shqiptare. Si rrjedhim, vlerat financiare të dëmeve për buxhetin e shtetit,
bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë parashikohet të jenë të rënda, deri në
prekje të ritmeve të zhvillimit ekonomik të vendit në afatgjatë.
Konfindustria
kërkon, që përballë pasojave të rënda të paraqitura më sipër, shteti shqiptar duhet
të marri masa të jashtëzakonshme përtej shfaqjeve populiste dhe retorikave
politike. Institucionet shtetërore civile, policore, shërbimeve sekrete, etj. të
lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me ngjarjet e rënda të pësëritura në
Aeroportin e Tiranës, duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë.
Gjithashtu, është e domosdoshme, që të vlerësohet në mënyrë ligjore zbatimi i
kontratës nga kompania koncesionare e tipit “guackë†e Aeroportit të Tiranës. Në
rast se krijohet bindja, se koncesionari nuk ka përmbushur dhe/ose ka shkelur
kontratën, duhet të kalohet domosdoshmërisht në prishje ligjore të saj.
Nisur
nga rastet e rënda të përsëritura të cënimit të papranueshëm të objekteve të rëndësisë
së vecantë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare, shteti shqiptar duhet të
rishikojë rrënjësisht dhe sa më shpejt gjithë politikën e tashme koncesionare,
PPP sidomos në sektorët me rëndësi strategjike. Si veprim i parë është ndalimi
i lidhjes së kontratave të reja me kompani të tipit “guackë†regjistruar në
parajsa fiskale dhe të kryhet zbardhja e emrave të pronarëve të vërtetë për
koncesionet në fuqi.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|