|
|
Kerkese per mos dekretimin e ndryshimeve te Kodit rrugor |
|
Konfindustria
do ti kërkojë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë
plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Kërkesë e njëjtë do të
bëhet edhe për Presidentin e Republikës për të mos dekretuar ligjin në rast të
miratimit në Kuvendin e Shqipërisë. Disa nga ndryshimet e propozuara në projekt
ligj cënojnë interesin publik, janë me tipare të qarta klienteliste të tipit
“state capture/kapje e shtetitâ€, duke rënduar në mënyrë të drejtpërdrejtë financiarisht
kostot e biznesit dhe jetesës së qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu,
procedurialisht projekt ligji i Kodit Rrugor është kaluar për miratim në
Kuvendin e Shqipërisë pa u debatuar me grupet interesit dhe duke shfrytëzuar
gjendjen e trazuar politike si edhe funksionimin jo normal të Kuvendit të
Shqipërisë. Gjendja bëhet edhe më e rëndë në kushtet kur Gjykata Kushtetuese
prej kohësh është praktikisht jofunksionale.
Konfindustria
vlerëson, se është e papranueshme dhe antikushtetuese, që qytetarët dhe
bizneset, të penalizohen në mënyrë automatike deri në 50 mijë lekë gjobë, kur
kalojnë 15 ditë pa paguar siguracionin vjetor të detyrueshëm edhe pse mund të
jenë në kushtet e mospërdorimit të mjeteve në pronësi. Një praktikë e tillë e
pashëmbullt, që prek zotëruesit e mbi 600 mijë automjeteve në Shqipëri, është e
panjohur në vendet e Rajonit, BE dhe më gjerë. Në vendet në fjalë siguracionet
e mjeteve motorrike mund të gjenden me kohëzgjatje të shumëllojtë, sipas kërkesave
të tregut. Në tregun shqiptar, me shfaqje të dukshme të grupimeve të tipit
“kartelâ€, siguracionet e detyrueshme të mjeteve gjenden vetëm në afatin kohor 1
vjecar. Penalitetet për zotëruesit e mjeteve mund të shkojnë në vlera prej shumë
miliona euro/vit, që do të shkojnë në përfitim të dyfishtë të kompanive të
sigurimit. Së pari, rrisin në mënyrë të padrejtë të ardhurat e operatorëve nga
primet e sigurimit të detyrueshëm pavarësisht, nëse mjetet përdoren ose jo nga
qytetarët dhe bizneset. Së dyti, shkojnë për të plotësuar detyrimet ligjore financiare
në miliona euro, që kompanive e sigurimit nuk kanë derdhur prej vitesh në Byronë
e Sigurimeve.
Konfindustria
i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë përgjegjësinë e ekzekutivit dhe
sidomos Agjencisë së Mbikqyrjes Financiare/AMF si institucion në varësi të
drejtpërdrejtë të tij, për cmimet e larta, mungesën e llojeve të produkteve,
problematikat e pagesave të siguracioneve, etj. Problematikat e mësiperme janë pasojë
e drejtpërdrejtë e mungesës së konkurencës dhe gjendjes së organizimeve të tipit
“kartelit†në tregun e sigurimeve, të vërejtur edhe nga Autoriteti i Konkurencës.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|