English   |   Kontakt
 
 
 
Ndryshimi I kodit penal per sigurine ushqimore

Konfindustria mbeshtet nismen te Kuvendit te Shqiperise per ashpersimin ne Kodin Penal te ndeshkimeve ligjore ndaj shkelesve te standarteve te sigurise ne prodhimet ushqimore dhe bujqesore ne tregun vendor, por kerkon marrjen e masave shoqeruese per zbatimin e tij efektiv nga agjencite shteterore. Ne rast te kundert rrezikohet jo vetem qellimi i nismes ligjore, por krijon kushte per rritjen e shkalles se korrupsionit, goditjen e bujqesise, industrise agroushqimore dhe turizmit, biznesit te ndershem dhe humbjen e metejshme e besimit te konsumatoreve me pasoja te renda ne afatgjate per ekonomine kombetare.

Konfindustria vlereson, se rritja e fuqise ndeshkuese te ligjit dhe zbatimi efektiv nga agjencite shteterore per mbrojtjen e sigurise ushqimore ne tregun shqiptar eshte e rendesise se shumefishte. Se pari, mbrohen industrite, bizneset dhe fermeret e ndershem vendore, qe konkurohen ne cmim nga prodhimet jashte standartit te vendit dhe te importit. Se dyti, industrite dhe fermeret e ndershem shqiptare goditen rende nga humbja e besimit te konsumatoreve. Se treti, siguria ushqimore eshte e lidhur drejtperdrejt me industrine e turizmit ne Shqiperi.

Konfindustria vlereson, se shkak kryesor per sigurine ushqimore te rrezikuar ne tregun shqiptar eshte paaftesia, subjektivizmi, korrupsioni i agjencive shteterore te fushes. Sipas te dhenave ne mjaft vende te rajonit dhe me gjere, shume prej te cileve edhe partnere te rendesishem tregtare te Shqiperise, jane te pranishme dhe funksionojne rrjete te organizuara kriminale, qe riqarkullojne dhe eksportojne produkte bujqesore dhe ushqimore ne vlera prej qindra miliarda euro ne vende te treta ne shkelje te plote te standarteve te sigurise. Rrjete kriminale jane te pranishme edhe ne vende te Bashkimit Europian, qe falsifikojne dhe eksportojne drejt shteteve jo antare, me institucione kontrolluese te dobta, joprofesonale dhe te korruptuara, sasi te medha me vlera shume miliarda euro/vit te prodhimeve ushqimore te nxjerra jashte qarkullimit ne vendet e origjines. Shqiperia, gjithashtu nuk eshte e paprekur nga prania e prodhimeve bujqesore dhe ushqimore jashte standarteve te sigurise. Dobesia, paaftesia dhe korrupsioni ne institucionet shteterore shqiptare jane te pranishme dhe pranohen gjeresisht.


 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara