English   |   Kontakt
 
 
 
Kufizimi i monedhes europiane "euro"
Konfindustria shpreh shqetesimin per fushaten joprofesionale institucionale shoqeruese te vendimit te Bankes se Shqiperise per kufizimin e perdorimit te monedhes europiane, qe perkon me zhvleftesimin e forte te saj kundrejt lekut ne masen 0.14 leke brenda dites dhe duke lene te hapur mundesine per spekulime financiare ne dem te interesit publik dhe perfitime kryesisht te kompanive te huaja, qe transferojne fitimet vjetore jashte vendit. Konfindustria vlereson, se eshte kunder vendimit te Bankes se Shqiperise per kufizimin me nderhyrje rregullatore-administrative te perdorimit te monedhes "euro", ne kushtet e mungeses se plote te raporteve kosto-perfitim shoqeruese, qe do te prodhohen ne ekonomine kombetare ne afatgjate .
Konfindustria vlereson, se nderhyrjet institucionale me menyra jashte tregut te lire ne dobesimin e sforcuar te monedhes "euro" dhe te pashoqeruara me masa mbeshtetese, rrezikojne te godasin kategori te gjera te prodhimit vendor dhe te favorizojne grupe te caktuara importesh.
Brenda ekonomise kombetare me te rrezikuara paraqiten sektoret e agroindustrise, kategori te caktuara eksportesh, qytetaret e varur nga remitancat dhe shton kostot krahesuese te kreditimit per bizneset dhe qytetaret shqiptare. Gjithashtu, goditet dhe fuqia konkuruese e vendit ne terheqjen e investimeve te huaja edhe keshtu ne nivele teper te ulta krahesuese me rajonin
 
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara