English   |   Kontakt
 
 
 
Ulja me 25 % e normes baze te lekut
Konfindustria, duke mbeshtetur ne parim uljen e normes baze te interesit per monedhen kombetare me 0.25%, njekohesisht shpreh zhgenjimim e saj ndaj voneses ne kohe te marrjes se vendimit te fundit nga Banka e Shqiperise. Konfindustria ne menyre te perseritur gjate 3 muajve te fundit te vitit 2012 ka kerkuar publikisht nga Banka e Shqiperise per te vazhduar politiken zbutese monetare pertej kufirit prej 4% me qellim tejkalimin e gjendjes se veshtire te mungeses se likuiditetit ne ekonomi nepermjet  nxitjes se kreditimit, qe tashme prej mjaft kohe paraqitet ne nivelet me te ulta historike. Si arsye shtese e kerkeses se mesiperme te Konfindustrise ka qene fakti, se njekohesisht gjate gjithe vitit te kaluar financiar norma e inflacionit ka qene e ulet perkatesisht ne nivelet e poshtme te targetit te paravendosur te Bankes se Shqiperise si pasoje e treguesve te dobet te konsumit. Cdo renie e metejshme e konsumit si pasoje e mungeses se likuiditetit do te prekte ndjeshem para se gjithash industrite prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomise kombetare ne nje cikel te mbyllur negativ me pasoja te renda ne qendrueshmerine makroekonomike te vendit, papunesine dhe mireqenien e qytetareve shqiptare. Konfindustria vlereson, se Banka e Shqiperise me vonesat e ndjeshme dhe te perseritura ne kohe per te nderhyre gjate gjithe periudhes se krizes 2009-12 si dhe me mungesen e qarte te efikasitetit te percuarjes se politikave monetare ne kreditimin e ekonomise reale, ka nje pjese te madhe te pergjegjesise ne krijimin e gjendjes krejtesisht te papranueshme ndermjet nje sistemi bankar te nivelit te dyte likuid dhe me shtim te vazhdueshem te depozitave  si dhe nga ana tjeter te ekonomise reale shqiptare, qe ndjen ashper mungesen e likuiditetit.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara