English   |   Kontakt
 
 
 
Heqja e TVSH per makinerite, hap pozitiv
Konfindustria vlereson si hap pozitiv perpara vendimin e fundit te Qeverise se Shqiperise per perjashtimin nga pagesa e TVSH per makinerite e pajisjet per investimet, qe jane mbi 50 milion leke dhe qe i shtohet vendimit te njejte per perjashtimin nga pagesa e TVSH-se per makinerite, pajisjet, lende te para, etj., qe perdoren per ndertimin e HEC-ve. Gjithashtu Konfindustria i kerkon ekzekutivit, qe eshte e nevojshme, qe pragu i shtrirjes se zbatimit te vendimit te fundit te ulet deri ne vleren  prej 15 milion leke te vleres se investimit. Arsyeja e kerkeses se Konfindustrise per uljen e pragut te perjashtimit nga pagesa e TVSH per makinerite dhe pajisjet vjen nga fakti, se tashme kur ekonomia shqiptare po vuan rende pasojat e krizes eshte domosdoshmeri thithja e investimeve sidomos te huaja si mjet I rendesishem per perballimin e gjendjes se veshtire. Ulja e rendimentit fiskal per 10 mujorin e pare te vitit 2012 me mbi 160 milion $ me pak te ardhura per buxhetin e shtetit flet qarte per gjendjen e veshtire te ekonomise shqiptare. Konfindustria vlereson, se ne kushtet e mesiperme ulja e pragut te heqjes se TVSH per makinerite dhe pajisjet do te ishte nje mjet tjeter nxites per investimet e vendit dhe te huaja. Nderkohe mbajtja e nje pragu te caktuar te perjashtimit nga TVSH eshte e rendesishme edhe per nje afat kohe te caktuar per te bere te mundur njekohesisht:- nxitjen e investimeve te reja ne vlera te pranueshme, -shmangien e evazionit fiskal te mundshem dhe - sigurimin e te ardhurave per buxhetin e shtetit. Shifra e propozuar nga Konfindustria per nje prag prej 15 milion leke investimi eshte e tille, qe siguron njekohesisht te 3 qellimet e siperpermendura. Aq me shume eshte e veshtire sa me siper kur eshte e nevojshme, qe te nxiten per te investuar ne atdhe sidomos emigrantet tane, qe jane ne Greqi dhe qe personalisht nuk zoterojne sasi te medha kapitali, por jane ne numer te madh dhe ne teresi mund te perbejne nje fluks te rendesishem investimesh. Ne shumice emigrantet e ardhur nga Greqia jane te prirur te investojne ne sherbime dhe bujqesi, qe praktikisht i takon biznesit te mesem dhe vogel.  
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara