English   |   Kontakt
 
 
 
Qeveria te bej publik variantin per garantimin e energjise
Konfindustria i kerkon Qeverise se Shqiperise te pergatisi dhe te beje publike te gjithe variantet rezerve per garantimin e furnizimit te energjise elektrike te biznesit dhe qytetareve, pavaresisht ecurise se marredhenieve dhe problematikes me shoqerine CEZ Shperndarje sh.a, zoteruesin e sotem monopolist te sistemit te shperndarjes se energjise elektrike ne vend.  Konfindustria paraqet kerkesen e mesiperme drejtuar ekzekutivit dhe vendimarrjes politike ne pergjithesi mbeshtetur ne shqetesimin ne rritje te industrive te rendesishme  vendore lidhur me garantimin e furnizimit te energjise elektrike ne kushtet e deshtimit te menaxhimit dhe te performances se dobet te shoqerise CEZ Shperndarje sh.a. Gjendja paraqitet veçanerisht shqetesuese pas vendimit te fundit te ERE/Entit Rregullator te Energjise per paralajmerimin e heqjes se licences  per CEZ Shperndarje sh.a. Gjithashtu tentativa e pandodhur me pare e CEZ Shperndarje sh.a per prerjen e energjise elektrike per ujesjellesat ishte kercenim i paster per biznesin dhe para se gjithash per industrite prodhuese vendore te vendit. Konfindustria vlereson, se ne kushtet e vazhdimit te krizes globale, qe tashme ka prekur ndjeshem edhe ekonomine shqiptare, do te ishte me pasoja mjaft te renda dhe te pallogaritshme per zhvillimin afatgjate te vendit, nese industrite vendore, biznesi dhe qytetaret do te perballeshin edhe me problematiken e furnizimit me energji elektrike.   
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara