English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per Buxhetin 2026 dhe SPAK
Konfindustria vlerëson me shqetësim, se mbështetur në zhvillimet e fundit dhe të pritshme në vend, Buxheti i Vitit Financiar 2026 rrezikon seriozisht të dështojë me pasoja të rënda për ekonominë, mirëqënien e qytetarëve dhe deri në qëndrueshmërinë e rendit kushtetues. Konfindustria vlerëson, se varësia e lartë e ekonomisë nga të hyrat financiare informale e bën shumë të ndjeshme ndaj pasojave të goditjeve me kah rritës të SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ndaj krimit dhe korrupsionit. Sektori i ndërtimit, që jep afër 20% të PPB është më i rrezikuari nga zhvillimet e pritshme të mësipërme, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në të ardhurat e parashikuara në buxhetin 2026. Problematik mbetet edhe sektori i turizmit. Prodhimi industrial shënoi sërish rënie të fortë 4,3/% PPB në 4 mujorin e fundit 2026. Prodhimi brendshëm industrial-bujqësor është tërësisht i paaftë dhe jo konkurues të plotësojë mungesat potenciale të të ardhurave buxhetore të siguruara nga sektori i ndërtimit dhe turizmit. Vazhdimësia negative prej vitesh e prodhimit vendor rrezikon thellim të metejshëm të deficitit tregëtar, që në vitin 2024 ishte në rekordin historik prej mbi 5.4 miliard euro. Problematike janë edhe pasojat ekonomike të përmbytjeve të janarit 2026. Konfindustria kërkon ndryshimin e shpejtë të buxhetit 2026 me synim përshtatjen me ndryshimet e thella të pritshme dhe të pakthyeshme të sistemit ekonomik shqiptar. Ndryshimet të përqëndrohen në 3 shtyllat e tij kryesore: të ardhurave, të shpenzimeve, paketë fiskale shoqëruese dhe përmirësim të politikave tregëtare antidumping me synim: - eficiencën e shpenzimeve, - ulje të barres fiskale, - luftë kontrabandës në karburante, energji, etj si dhe mbështetjes së prodhimit vendor industrial dhe bujqësor.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara