English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per Paqen Fiskale 2026
Konfindustria mbështet në parim nismën e Qeverisë për Paqen Fiskale 2026 për faljen e detyrimeve fiskale të vjetra në mbi 10 vjet si dhe lehtësimet për pagesën e detyrimeve më të reja për vetëm për bizneset e paprivilegjuara, që punojnë në kushtet e konkurencës dhe tregut të lirë. Gjithashtu Konfindustria kërkon, që nga Falja Fiskale të përjashtohen kategoritë e bizneseve, që nuk punojnë në kushtet e konkurencës dhe “ tregut të lirë” si pasojë e privilegje qeveritare si më poshtë: 1- Bizneset përfituese të Konçesioneve, PPP-ve dhe Liçencave eksluzive të privilegjuara qeveritare në sektorë të ndryshëm të ekonomisë 2- Bizneset, që kanë përfituar statusin e “ investitorit strategjik”, “shitjet 1 euro” dhe nismave mbështetëse qeveritare si IPARD, etj. 3- Bizneset, që janë në proçese gjyqësore dhe arbitrazhi detyrimesh financiare me shtetin shqiptar brenda dhe jashtë vendit 4- Biznese, aksionerët e të cilëve janë në procese penale të përfunduara dhe/ose në vazhdim. Konfindustria kërkon, që Qeveria të publikojë listën me emrat edhe vlerat financiare të bizneseve të parashikuara përfituese nga Paqja Fiskale 2026. Gjithashtu këshillohet, që Paqja Fiskale të përfshijë edhe detyrimet fiskale të ndryshme të qytetarëve.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login
© 2007 - 2026 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara