English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria kerkon marrjen e masave per situaten me ujerat e ndotura.
Konfindustria i kërkon ekzekutivit, të marri masa të jashtëzakonshme lidhur me gjëndjen kritike të shkarkimeve të “ujrave të ndotura” në det, lumenj dhe liqene në vend për ti paraprirë sezonit turistik 2025. Sipas vlerësimit të Agjencisë Europiane të Mjedisit brenda 1 viti kalendarik (2022-23) cilësia e ujrave është përkeqësuar me 2,5 herë, duke rrezikuar seriozisht industrinë e turizmit, përvec pasojave në shëndetin e qytetarëve. Konfindustria kërkon interpelance parlamentare për të shqyrtuar efektivitetin investimeve të deritashme për ndërtimin dhe funksionimin e impianteve të trajtimit të ujrave të zeza në vend. Sipas të dhënave janë investuar mbi 130 milionë euro për impiantet e ujrave të zeza ndërkohë, që sipas të dhënave, vetëm 10% e popullsisë urbane përfiton teorikisht. Praktikisht edhe impiantet e ndërtuara punojnë vetëm me gjysmën e kapacitetit të tyre. Tirana është kryeqyteti i vetëm në Europë, që i hedh ujrat e ndotura krejtësisht të papërpunuara në lumenj dhe det. Gjëndja paraqitet mjat shqetësuese në qëndrat kryesore të industrisë turistike si Durrës, Shkodër, Golem, Vlorë, Himarë, Lezhë, etj. Lumi Vjosa, me statusin e parkut kombëtar, është kthyer praktikisht në kanal të ujrave të zeza nga kufiri me Greqinë deri në derdhjen në Detin Adriatik, pa asnjë përpunim.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara