English   |   Kontakt
 
 
 
Konfindustria per suficitin buxhetor
Konfindustria vlerëson me shqetësim, se sipas të dhënave qeveritare në 10 mujorin e vitit fiskal në vazhdim është arritur niveli më i lartë historik i suficitit buxhetor prej mbi 720 milionë euro, duke prodhuar pasoja të rënda mbi ekonominë kombëtare. Në tërësi, duke patur parasysh edhe deficitin buxhetor të planifikuar për vitin fiskal 2024, janë mbi 1,2 miliard euro, që mungojnë në treg. Përsëritja në vite e dukurisë së mësipërme, është shprehje e qartë e cilësisë së dobët të menaxhimit të financave publike, duke filluar nga faza e përzgjedhjes së projekteve, prokurimit dhe zbatimit të tyre. Roli i SPAK, në luftën kundër korrupsionit në prokurimet publike, mund të jetë një arsye shtesë në shtyrjen në kohë të shpenzimeve buxhetore. Konfindustria vlerëson, se nga mungesat e likuiditetit financiar, janë prekur kryesisht industritë, eksportet dhe prodhimi vendor, duke favorizuar importet. Goditje të fortë ka marrë edhe kursi i këmbimit, duke shtuar edhe më shumë trysninë në forcimin e panatyrshëm të Lek-ut kundrejt valutave dhe kryesisht Euro-s, duke ulur fuqinë konkuruese të prodhimeve shqiptare me rrezik deri në falimentim.
 

Nisma

+ Data 2024-08-11
Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ...
[Me shume]
+ Data 2022-05-25
Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges
[Me shume]

Njoftime

+ Data 2024-08-11
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024.
+ Data 2021-05-22
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience
+ Data 2021-02-04
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire
 
Tregu i Ideve
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim! Tema e dites:  Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]  
Login


© 2007 - 2025 Konfindustria. te gjitha te drejtat e rezervuara