|
|
Konfindustria per politikat tregtare |
|
Konfindustria vlerëson, se politikat tregëtare në fuqi po dëmtojnë rëndë industritë dhe prodhimin vendor, duke favorizuar grupet importuese. Indiferentizmi dhe mungesa e profesionalizmit të ministrive përgjegjëse është i papranueshëm kur qartësisht politikat tregëtare të shteteve importuese në shumë raste janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.
Pasojat janë vecanërisht shqetësuese në industrinë ushqimore dhe sektorin bujqësor. Rritja e fuqishme e importeve ushqimore dhe bujqësore ka ulur ndjeshëm edhe përfitimet e ekonomisë kombëtare nga sektori i turizmit.
Konfindustria vlerëson, se në dy muajt e parë të vitit 2024 sasitë importe e fruta perimeve janë rritur afërsisht me 50-80% krahësimisht vitit pararendës. Ndërkohë, eksportet shqiptare bujqësore nuk shënojnë rritje. Përfitues i madh në vitin 2023 ishte Serbia, që shtoi eksportet drejt Shqipërisë me mbi 30%, duke zënë vendin e parë.
Problematikat e rënda tregtare të shoqëruara me ato fiskale, dhe financiare si dhe zhvleftësimin e fortë të Euro-s kundrejt Lek-ut kanë shtuar ndjeshëm konkurencën e prodhimeve të huaja kundrejt atyre vendore me pasoja të rënda në afatgjatë.
|
|
|
Nisma
+ Data 2024-08-11 | Konfindustria në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerët e saj ndërkombëtarë do të paraqesë nismën për " Planin e Veprimeve për përshtatjen e ekonomisë shqiptare me paketën e direktivave të BE për ... | [Me shume] |
+ Data 2022-05-25 | Konfindustria (www.konfindustria.al) in cooperation with the National Environment Agency and the National Agency of Natural Resources will organize the first International Expo Forum " Albanian Oil & Gas Industry versus Environmental Standards. Challenges | [Me shume] |
+ Data 2024-08-11 |
Konfindustria ishte pjesëmarrëse në Forumin e vendeve të Mesdheut për sigurimin e " Zinxhirëve të Qëndrueshëm të Furnizimit" të organizuar nga Unioni për Mesdheun, BE, GIS. Kajro, Egjypt, 9-10 Korrik 2024. |
+ Data 2021-05-22 |
http://arka.com.al/ Creating unique and sustainable spaces for extraordinary life experience |
+ Data 2021-02-04 |
PËRSE SHQIPËRIA DUHET TË HEQË DORË NGA HIDROENERGJIA DHE TË RUAJË LUMIN E FUNDIT ME RRJEDHJE TË LIRË NË EVROPË/ /https://cf.iisd.net/savi/story/perse-shqiperia-duhet-te-heqe-dore-nga-hidroenergjia-dhe-te-ruaje-lumin-e-fundit-me-rrjedhje-te-lire |
|
|
|
Tregu i Ideve |
|
Miq, ju ftojme ne bashkebisedim!
Tema e dites: Si e vleresoni nismen e BE per Krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal te
vendeve te Ballkanit Perendimor. Tregu Rajonal perballe
Tregut Kombetar Shqiperi-Kosove. Dergoni mendimet tuaja ne [email protected]
|
|
|
|
|